Serbia insiston: Rregullorja e BQK-së të diskutohet në kuadër të dialogut

Banka Popullore e Serbisë insiston në shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës e cila anashkaloi dinarin serb duke përcaktuar euron si valutën e vetme për pagesat në Kosovë, ndërsa kërkon që çështja të zgjidhet me dialog politik.
Serbët lokalë përdorin dinarin e sjellë nga Serbia për pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë – përfshirë këtu spitalet dhe shkollat. Banka Popullore e Serbisë tha për REL se “nuk mund të bëhet fjalë” për një marrëveshje mes saj dhe Bankës Qendrore të Kosovës, siç sugjeroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
“Kjo çështje duhet të zgjidhet ekskluzivisht në kuadër të dialogut në nivelin ekzistues”, deklaruan drejtues të saj duke iu referuar bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Një ditë më parë, numri dy i qeverisë së Kosovës premtoi pavarësisht faktit që rregullorja e BQK-së hyn në fuqi nga 1 shkurti, do të lejohet një periudhë tranzicioni nga dinari në euro dhe se e gjithë kjo nismë nuk do të thotë ndalim i transferimit të parave nga Serbia në Kosovë.

Ai shtoi se shpreson që bankat qendrore të të dyja vendeve të zhvillojnë bisedime, në mënyrë që të gjendet një mekanizëm për një transferim transparent të mjeteve. Por ndërsa Banka Qendrore e Kosovës është e gatshme të angazhohet në bisedime me institucionin homolog në Serbi, ky i fundit refuzon, teksa zyrtarët në Beograd paralajmërojnë një luftë diplomatike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu