Serbia i shiti më shumë municione Izraelit në 6 muajt e parë të 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar

Serbia i ka shitur më shumë municione Izraelit në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar 2024, transmeton Anadolu.

Lexo edhe:
DW/ Dënohen ashpër thirrjet antishqiptare në Maqedoni të Veriut
Sipas të dhënave nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN), Serbia eksportoi municione me vlerë rreth 55.5 milionë euro në Izrael në gjysmën e parë të vitit 2025.

Kjo shifër është më shumë se gjatë gjithë vitit të kaluar, kur eksportet arritën një rekord prej 47.9 milionë eurosh.

“Midis blerësve të municioneve është një kompani e fuqishme izraelite që raportuesja e OKB-së, Francesca Albanese, e ka etiketuar në raportin e saj si një ‘përfituese nga gjenocidi i vazhdueshëm’ në Gaza”, thuhet në raport.

Në fillim të muajit qershor, në një intervistë për mediat izraelite, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vendi i tij është i vetmi vend në Evropë që i shet municion Izraelit.

Ndërkaq, më vonë, më 23 qershor ai njoftoi se shitja e municioneve për Izraelin është ndaluar pas konfliktit që filloi me sulmet e Izraelit ndaj Iranit.AA.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zhgënjimi që ShBA s’e pa kurrë në raportet me Kosovën deri në ardhjen e Kurtit në pushtet

Kosova u ndëshkua këtë vit nga aleati më i madh dhe më i fuqishëm. Dialogu strategjik me ShBA-në u pezullua, për shkak të veprimeve...

BDI denoncon trajtimin çnjerëzor të 76 punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, trajtimit çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për...

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu