Serbia humb rreth 200 milionë euro për 10 muaj si pasojë e ndalimit të tregtisë me Kosovën

Ekonomia serbe ka pësuar humbje prej 150 deri në 200 milionë euro për shkak të ndalimit tregtisë në territorin e Kosovës, që nga qershori i vitit 2023, shkruan mediumi serb, Politika. Bojan Staniq, ndihmësdrejtor i Sektorit për Analiza Strategjike dhe Shërbime në Odën Ekonomike serbe (PKS) ka thënë se Serbisë “i mbetet vetëm të grumbullojë humbje, sepse nuk mund ta ndryshojë gjendjen”.

Sipas artikullit, në dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë ardhur 48.8 tonë mallra serbe, për dallim nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar kur janë eksportuar rreth 92 tonë. Në të njëjtën kohë, shkëmbimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës arriti në rreth 45 milionë euro.

Eksportet ishin rreth 38 milionë euro, ndërsa importet rreth shtatë milionë euro. Kur krahasohen këto të dhëna me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vërehet se eksportet në janar 2023 ishin dyfish më të larta, rreth 67.5 milionë euro.

Kur bëhet fjalë për tërë vitin e kaluar, këmbimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishte rreth 367 milionë euro, ndërsa bilanci ishte 279 milionë euro, për dallim nga viti 2022, kur ai shkëmbim ishte 518 milionë euro, dhe bilanci i këmbimi ishte 415.5 milionë euro.

Sipas Staniqit, “gjithçka që po ndodh nuk është problem i madh për Serbinë, pasi ekonomia e Kosovës vuan më shumë, sidomos pjesa veriore ku serbët janë shumicë”. Dëmi që ndodhi është praktikisht i pariparueshëm dhe shumë prej tyre janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu