Analisti Sefer Selimi: Mickoski me kërcënime publike ndaj partnerëve shqiptarë në qeveri
Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke i cilësuar deklaratat e tij si dy kërcënime të hapura ndaj partnerëve shqiptarë në koalicionin qeverisës.
Sipas Selimit, Mickoski ka dërguar dy mesazhe të qarta:
“Nëse nuk rrini urtë, shkojmë në zgjedhje të parakohshme.”
“Mos prekni tema kombëtare apo etnike. Flisni për kanalizime e bekatonka – çështjet kombëtare i trajtoj ekskluzivisht unë. Për ndryshe, nuk keni mbështetje as për kryetar komune.”
Selimi paralajmëron se ky është vetëm fillimi: “Ende s’keni parë gjë akoma,” shkruan ai me ironi.
Deklarata e tij ka hapur debat të ri mbi pozicionin real të partive shqiptare brenda qeverisë dhe tolerancën ndaj retorikës përjashtuese të Mickoskit, që sipas kritikëve, rikthen frymën e kontrollit etnik në politikën maqedonase.
