Selimi: Mickoski, një kopje e keqe e Vuçiqit – Serbia e rikthen ndikimin përmes Kishës dhe investimeve

Në një intervistë për Euronews Albania, analisti politik Sefer Selimi ngriti shqetësime serioze mbi mënyrën se si Serbia, përmes formave të ndryshme të ndikimit – duke përfshirë Kishën Ortodokse, investimet dhe strukturat politike – vijon të ushtrojë ndikim të thellë në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se kjo nuk është një dukuri e re, por një proces i gjatë me rrënjë në periudhën e Jugosllavisë dhe mëvetësimit të shtetit.

“Tradicionalisht Serbia e ka pasur Maqedoninë e Veriut në sferën e vet të ndikimit, dhe kjo ka një histori më të gjatë që bartet nga koha e Jugosllavisë, mëvetësimit dhe bartja e mentalitetit të Beogradit në Shkup, posaçërisht në raport me shqiptarët”, deklaroi Selimi.

Sipas tij, politika që imponohet nga qendrat serbe shpeshherë ka pasur lidhje direkte me struktura të shërbimeve sekrete të Beogradit.

“Kjo politikë ka qenë gjithmonë në fije të lidhura në Beograd dhe shpeshherë ka qenë nën ndikimin e agjenturave dhe strukturave të tij.”

“Mickoski, një kopje e keqe e Vuçiqit”
Selimi vlerësoi se ndërrimi i fundit i pushtetit nuk solli një shkëputje nga kjo qasje, përkundrazi:

“Ndërrimi i pushtetit solli një qeveri, ku Mickoski paraqitet si një kopje e keqe e z. Vuçiq, dhe mundohet të kopjojë stilin e tij të qeverisjes, qoftë në politikën e jashtme apo të brendshme.”

Ai veçoi edhe prezencën e Ivan Stolkoviç, zëvendëskryeministër për marrëdhënie ndëretnike, duke e cilësuar si figurë të lidhur me qarqet e Vulinit dhe Putinit:

“Për ironi të fatit, ai është personi që duhet të kujdeset për marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa përfaqëson pikërisht atë ndikim që nxit ndasi.”

Kisha dhe donacionet si instrument ndikimi
Në pjesën tjetër të analizës, Selimi theksoi se Serbia dhe Rusia e kanë përdorur kultin fetar si instrument të ndikimit politik dhe kulturor:

“Serbia gjithmonë ka ditur, por përmes saj edhe Rusia, të instrumentalizojnë shtrirjen e ndikimit të tyre. Është mjaft shqetësuese që brenda Kishës Ortodokse Maqedonase ka elementë të theksuar pro-serb dhe pro-rus, që ndjekin linjën e pan-sllavizmit dhe pan-ortodoksizmit.”

Duke komentuar donacionin e fundit nga një kompani serbe në Tetovë, Selimi tha se megjithëse nuk ka informacione të plota, mënyra si është prezantuar ngjall dyshime:

“Në një rast tjetër, një donacion nga një kompani me ndërgjegje shoqërore do të ishte normal. Por në këtë rast, ka spekulime se ky është një investim për të marrë një favor, apo për të krijuar bazën për të ndërtuar një kishë në Tetovë.”

Esmeralda Mulaj: “Fillimisht vjen kisha, pastaj thuhet se është tokë serbe”
Në diskutim ndërhyri edhe moderatorja e Euronews Albania, esmeralda mulaj, e cila theksoi se shqetësimi nuk duhet të jetë tek vetë objektet fetare, por tek metodologjia historike e Serbisë:

“Shqetësuese në vetvete nuk është Kisha, as kultet fetare, por mënyra se si ka operuar Serbia në shekuj. Vendos fillimisht një gurë kishe dhe më pas thotë: ‘është tokë serbe’. Besoj se Manastiri i Deçanit është një nga shembujt për mos u harruar.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu