Sela: Taravari vepron nën urdhër, ndoshta mund të jetë shantazh

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, vepron nën urdhër, derisa është përgjigjur në pyetjen se a është i shantazhuar Taravari.

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, vepron nën urdhër.

Kështu u shpreh ai derisa është përgjigjur në pyetjen se a është i shantazhuar Taravari.

Sela, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ka vërejtur që sa herë Taravari kthehej nga vizitat e tij qoftë private apo zyrtare nga Turqia, vinte me qëllime destruktive.

“Me këtë situatë vërtet e kam pyetur veten se cili është problemi dhe në periudhën e fundit është izoluar komplet nga veprimet dhe vendimet që duhet t’i marrim, jo vetëm nga unë, por edhe nga kryesia qendrore. Kam vërejtur që saherë ka vizita zyrtare a private në Turqi, vjen me qëllime destruktive. Kur ke një njeri për të cilin ke bërë gjithë këto gjëra dhe nuk e gjen dot përgjigjen se çfarë është duke ndodhur, ti natyrisht të lindin dyshimet se ky vepron nën urdhra, ndoshta mund të jetë shantazh nuk e di”, tha ai.

Ai thekson se Taravari ende nuk ka ofertë, sepse, siç thotë Sela, ai pret ofertë nga “të vegjëlit”.

“Paraqitja dhe pozicionimi si u pozicionua duke mos pasur asnjë logjikë… ne jemi të mëdhenjtë, nuk duhet të na marrin të vegjëlit ne, por ne duhet t’iu bëjmë të vegjëlve ofertë dhe jo të presim ofertë prej tyre, ky sot e kësaj dite nuk ka ofertë sepse pret ofertë prej tyre ose prej atij që jep udhra se cila duhet të jetë oferta”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bajram Rexhepi: Në lagjen Migjeni sonte vendosëm vulën e fitores!

Kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte zhvilloi një takim me banorët e lagjes Migjeni, ku atmosfera u karakterizua nga energji, entuziazëm dhe...

Në Kumanovë, mbështetësit e AKI-së mbetën jashtë, sepse salla ishte shumë e vogël

Në Kumanovë, tubimi i sotëm i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) u zhvillua në një atmosferë madhështore, me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve. Për shkak...

Bilall Kasami: Tre pishina të reja për Tetovën evropiane

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami prezantoi sot projektet për tre pishina të reja në Tetovë. Dy prej tyre do të ndërtohen në...

Senati amerikan voton për heqjen e sanksioneve të ashpra ndaj Sirisë pas rrëzimit të Assadit

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar heqjen e disa prej sanksioneve më gjithëpërfshirëse amerikane ndaj Sirisë, të vendosura gjatë sundimit të Bashar al-Assadit,...

Bytyqi: Kur Mickoski thotë në një miting se ekonomia po ecën mirë, shikoni faturat tuaja

Kur kryeministri Mickoski në një miting thotë se ekonomia po ecën mirë, shikoni faturat tuaja dhe pa syzet e tij rozë tregojini: kryeministër, industria...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu