Sela: Kishte komplot dhe lëvizje të dyshimta nga Taravari

Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, tha se kandidati i opozitës shqiptare, Arben Taravari, ka bërë komplot gjatë zgjedhjeve lokale të mbajtura më 20 gusht në Tetovë.

I ftuar në Tëvë1, Sela vlerësoi se mbajtja e atyre zgjedhjeve lokale, u bë me qëllim për t’i dobësuar pozicionet e subjektit Aleanca për Shqiptarët.

“Nëse politikanit i mungon intuita, s’është për atë punë. E kisha shumë të qartë se ç’ndodhi në periudhën kur unë u detyrova të jap dorëheqje, për shkak të një rezultati i cili ishte i dobët në zgjedhjet lokale në Tetovë që ishin vetëm për këshilltarët. Ato mbaheshin në kulmin e pushimeve, që pak a shumë merrte nuancat e një konstrukti që i bëhet Aleancës për Shqiptarët, në mënyrë që t’i dobësohen pozicionet si subjekt politik i fuqishëm. Në këto zgjedhje, kuptohet që kishte komplot dhe lëvizje të dyshimta të ish-kryetarit. Unë kam dashur të parandaloj atë që i ndodhi sot Aleancës për Shqiptarët”, deklaroi Sela në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ndërkaq, sa i përket dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të partisë Aleanca për Shqiptarët, Sela tha se këtë vendim e mori më shumë për Gostivarin, e jo Tetovën.

“Kur më pyesin shumë se pse kam dhënë dorëheqje për Tetovën, e vërteta është që unë kam dhënë dorëheqje për Gostivarin, në mënyrë që të mos ripërsëritet skenari i njëjtë. Ashtu siç po lëvizin gjërat ka ide tjera, ka ndërhyrje nga jashtë, nga subjektet politike shqiptare dhe joshqiptare”, potencoi Sela tutje./teve1.info/.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedoni e Veriut, avioni u nis drejt Baselit por u kthye urgjentisht në Shkup pas përplasjes me zogjtë

Një avion i kompanisë ajrore me kosto të ulët “Wizz Air”, i cili ishte nisur dje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit, është...

Shtetasi gjerman deportohet nga Maqedonia për valëvitje të flamurit të “Shqipërisë së Madhe”

Një shtetas gjerman është dënuar me kusht dhe është deportuar nga Maqedonia e Veriut për shkak të siç thuhet gjuhës së urrejtjes. Ai kishte...

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu