S’do të jenë në listën e LVV-së, Rrahmani e Korenica sot zyrtarizojnë aderimin në koalicionin AKR-PD

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk do ta gjejnë deputetin Eman Rrahmanin dhe Visar Korenicën në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rrahmani dhe Korenica kanë paralajmëruar se do t’i bashkohen koalicionit AKR-PD.

Të dy deputetët gjatë këtij mandati qeverisës në shumë raste nuk janë pajtuar me Grupin Parlamentar të LVV-së.

Në mospajtim kanë pasur edhe lidhur me Kodin Civil, Ligjin për Fertilizim etj.

Ndryshe, Lista Familja në emër të deputetit Eman Rrahmani ka ftuar konferencë për sot në orën 11:00.

“Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica, si dhe figura të tjera të nderuara”, thuhet tutje në njoftim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu