Samiti i Procesit të Berlinit, Scholz mban fjalimin hapës: Përgëzon Kosovën

Gjatë hapjes së samitit të Procesit të Berlinit, kancelari gjerman Olaf Scholz vlerësoi përparimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunimin rajonal, duke veçuar kontributin e Kosovës për arritjet e saj të fundit në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

Scholz theksoi se diplomacia e Kosovës në këtë kuadër përfaqëson një hap të madh për bashkëpunimin rajonal.

Procesi i Berlinit, themeluar një dekadë më parë, ka për synim mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.
Kancelari njoftoi nënshkrimin e dy dokumenteve të rëndësishme që do të lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të rajonit, duke përfshirë një plan të ri veprimi për tregun e përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për të zgjeruar mundësitë e studimit dhe mobilitetin e studentëve.

Scholz gjithashtu iu referua tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, duke i bërë thirrje të dy vendeve që të fokusohen në të ardhmen evropiane dhe të zgjidhin çështjet përmes dialogut.

Ai theksoi se zbatimi i plotë i marrëveshjeve ekzistuese është thelbësor për integrimin në BE dhe ripërsëriti mbështetjen e tij të plotë për procesin e normalizimit.

Në përfundim të fjalimit, kancelari Scholz nënvizoi rëndësinë e Procesit të Berlinit si një platformë për zgjidhjen e konflikteve dypalëshe dhe për nxitjen e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se do të vazhdojë të mbështesë këto vende në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

Haqim Ramadani: Do ti nxjerri pazaret e pista të partive shqiptare që shitën Bërvenicën

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër pas përfundimit të raundit zgjedhor, duke akuzuar disa parti shqiptare për, siç...

Postimi prekës i djalit të Jakup Krasniqit: Sot bëhen pesë vite që ne presim drejtësi, edhe në pleqëri po sakrifikon me dinjitet

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit përmes një postimi në Facebook tha se sot bëhen pesë vjet që babai i tij është në...

Kërçova dhe Bërvenica “Etike”, ndërsa Dibra “Etnike”, “Abija” Zek dhe moralet me dy fytyra

Kur politika vishet me “etikë”, zakonisht fsheh një kalkulim të thatë interesash. Këtë e pamë qartë te Zeqirja Ibrahimi, i cili, në prag të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu