Gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një deklaratë të prerë lidhur me raportet brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai tha se “Sami Lushtaku s’vetet ma në PDK, me u vetë s’isha unë aty”, duke nënkuptuar se sipas tij, figurat e rëndësishme brenda partisë nuk po konsultohen më për vendimet kryesore.
