Sali Berisha paralajmëron: Do të padis Erion Veliajn për mashtrim të publikut

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të padisë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK.

Berisha u shpreh se Veliaj do të paditet për mashtrim të publikut, referuar publikimit nga ana e kryebashkiakut të transkriptimin e replikave me prokurorin e çështjes në seancë.

Kryedemokrati thekson se “publikimi nga Gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe moral ka qeverisur Bashkinë e Tiranës”.

Ai theksoi se përpilimi i aktakuzës ndaj Erion Veliajt do të nisë nga dita e nesërme, ndërsa kërkoi nga Rama që të sqarojë pozicionin e tij në këtë rast.

Sali Berisha: Prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme, por publikimi nga Gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe moral ka qeverisur Bashkinë e Tiranës.

Nesër nis përpilimi i aktakuzës ndaj tij. Do të paditet për mashtrim të rremë të publikut, paralajmëroj Ramën të denoncojë këtë akt mashtrues në rast se nuk është në bashkëpunim me të sepse qarkullojnë lajme se ai njoftim, në atë njoftim, edhe Edi Rama ka pjesën e tij. Ndaj urgjentisht do të qartësojë pozicionin e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lajme Vajza e Hoxhë Idriz Kakrrukit i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Rrugëtimi i vlerave vazhdon me Esmehanën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se listës së tyre i është bashkuar Esmehane Kakrruki, e bija e Hoxhë Idriz Kakrrukit.Ai...

Familja e Shpat Kasapit falënderon publikisht Igli Taren për ndihmën në kthimin e trupit të të ndjerit në Tetovë

Familja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka njoftuar për Sportmania se ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, personi kyç që bëri...

LDK nënshkruan marrëveshje parazgjedhore me AKR dhe PD

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë (PD) dhe Aleancën Kosova e Re (AKR). Sipas marrëveshjes,...

Miftaraj: Uria e Albin Kurtit për pushtet ka shkuar në nivel të frikshëm

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar deklaratën e Ambasadës së SHBA-së, pas moscertifikimit të Listës Serbe. Sipas Miftarajt, Albin...

Ambasada amerikane: Përpjekjet e VV-së për mos-certifikimin e Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar për mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas Ambasadës ...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu