Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Instituti GAP ka publikuar sot një grafikë ku paraqiten investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri.

Në këtë grafikë, ku të dhënat bazohen në Bankën e Shqipërisë del se investimet e kosovarëve në Shqipëri në periudhën 2015 – TM3 2024 ishin rreth 360 milionë euro.

Në vitin 2015 kishte investime 3 milionë euro, në vitin 2016 ishin 11 milionë, pastaj 3 milionë në 2017, 28 milionë në 2018, 13 milionë në 2019, 14 milionë në 2020, 38 milionë në 2021.

Rritje të investimeve ka pasur në vitin 2022 e tutje.
Në vitin 2022 kishte 74 milionë euro investime, në 2023 kishte 95 milionë dhe 80 milionë në vitin 2024.

Referuar kësaj grafike, këto investimet në 22 për qind kanë shkuar në aktivitete të pasurive të paluajtshme; 18 për qind në energji elektrike, gaz; 17 për qind në industri nxjerrëse; 11 për qind në industri përpunuese dhe 10 për qind në aktivitete financiare dhe të sigurimit. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

Policia po e kërkon, Arbenita reagon në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli. Pas publikimit të lajmit, Arbenita është lajmëruar në rrjete sociale, duke...

Dhitë zjarrfikëse: Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët dhe shpëton qytetin

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që,...

Përplasje mes protestuesve dhe përkrahësve të Vuçiçit, policia përdor gaz lotsjellës

Mbështetës të Vuçiçit me shkopinj përballen me protestuesit në Beograd Në Beograd, policia ka ndërhyrë për të zmbrapsur qytetarët nga hapësira pranë zyrave të Partisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu