Rusia nuk do të pranohet prapë në G7, thotë ministri gjerman

Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç ka kërkuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë ministri i Financave i Gjermanisë, Joerg Kukies.

“G7 e dënon shumë qartë luftën e agresionit të Rusisë, veçanërisht në përvjetorin e tretë të sulmit brutal nga Rusia”, ka thënë Kukies në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se propozimi i Trumpit nuk do të sigurojë mbështetjen e nevojshme unanime.

Kukies do të udhëtojë të martën drejt Kejp Taunit, për samitin e ministrave të financave të G20-s, teksa sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, do të mungojë, për shkak të angazhimeve të tjera.

Gjendja aktuale e ekonomisë globale do të jetë temë kyç e takimeve.

“Ne duhet vërtet t’i rikthehemi rrugës së zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kukies. Gjermania “ka shumë detyra shtëpie për të bërë”, ka shtuar ai.

Kukies u emërua ministër i Financave nga kancelari në largim, Olaf Scholz, në nëntor, pasi koalicioni qeverisës i Scholzit u rrëzua me votë mosbesimi, dhe pritet të shërbejë në këtë post derisa të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të së dielës, të cilat i fituan konservatorët e Friedrich Merzit.

Një luftë tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Evropës mund të shmanget, teksa të dyja palët janë të gatshme të negociojnë, ka thënë Kukies. “Askush s’është i interesuar të nisë luftë tregtare”, është shprehur ai.

Bashkimi Evropian 27-anëtarësh mund të goditet veçanërisht rëndë nga plani i Trumpit për tarifa reciproke, i cili ka për qëllim të rrisë tarifat amerikane ndaj importit për t’i niveluar ato me tarifat dhe taksat e tjera të vendosura nga vendet e tjera.

Kukies ka thënë, po ashtu, se G7 mund të diskutojë për propozimet për t’i përdorur asetet ruse në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, të ngrira në Evropë, për rindërtimin e Ukrainës, “por bisedimet vetëm sa po fillojnë. Është mbase herët të thuhet diçka”./Radio Evropa e Lire

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazh

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazhin e Almakos Me datën e zgjedhjeve tashmë të konfirmuar, gara për kreun e komunave...

Taravari: Izeti në panik, shpif për qytetet shqiptare – Izet, kush do t’ua paguajë dëmin 225 milionë euro banorëve të Çairit?

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar sot ndaj deklaratave të fundit të Izet Mexhitit, i cili, siç thuhet “në përpjekje...

Shqipëri“Ne? 500 herë ma mirë me Enver Hoxhën…” (Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje)

Personazhi në videon që shoqëron këtë shënim, Adrian Thano (video është marrë nga rrjetet sociale), 34 vjet më parë i thanë se liria është...

Struga përballet me dy modele fushate: ndikimi nga lart dhe besimi nga poshtë

Fushata për kreun e komunës së Strugës ka nisur me dy stile të kundërta. Mendi Qyra, kandidati i mbështetur nga VLEN dhe VMRO, e...

Ibrahimi në Luboten: 12 gushti i vitit 2001 është data e dhimbjes shqiptare!

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi së bashku me krerët tjerë të koalicionit VLEN kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Luboten. “Sot bëmë homazhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu