Rumania blen “Kupolën e Hekurt” nga Izraeli – . Ne, ndërkaq, mbetemi në rrjetet sociale duke mallkuar Perëndimin

Rumania blen “Kupolën e Hekurt” nga Izraeli – shteti i parë europian që siguron mbrojtje nga raketat. Ne, ndërkaq, mbetemi në rrjetet sociale duke mallkuar Perëndimin.

Rumania është bërë shteti i parë në Europë që ka firmosur marrëveshje me Izraelin për të blerë sistemin mbrojtës ajror të njohur si “Kupola e Hekurt” (Iron Dome), një nga teknologjitë më të sofistikuara në botë për neutralizimin e raketave dhe sulmeve ajrore me rreze të shkurtër.

Vendimi i Rumanisë shënon një kthesë të qartë drejt përgatitjes serioze për skenarët e sigurisë në rajon, veçanërisht në një kohë tensionesh të shtuara globale dhe kërcënimesh të reja nga Lindja e Mesme dhe Rusia. Shtetet që kuptojnë rrezikun po investojnë në mbrojtje reale.

Ndërkohë, në Kosovë dhe më gjerë në hapësirat shqiptare, debati publik është i zhytur në retorikë të zbrazët dhe urrejtje të verbër kundër Izraelit, Amerikës dhe aleatëve perëndimorë – pikërisht atyre që garantuan ekzistencën dhe lirinë tonë në momentet më të vështira historike.

Sipas filozofit dhe opinionistit Blerim Latifi, kjo sjellje përbën një shkëputje të rrezikshme nga realiteti dhe një shenjë e qartë e mungesës së strategjisë shtetërore. “Ne, ndërkaq, buzë kolapsit shtetëror, vazhdojmë të jemi pjesë aktive e korit të mallkimeve të përditshme në rrjetet sociale kundër Izraelit, Amerikës dhe Perëndimit,” shkruan ai.

Ai paralajmëron se nëse shqiptarët nuk arrijnë të kuptojnë qartë kush është mik dhe kush është armik, do ta pësojnë keq në momentet kritike. “Kur të zgjohemi një mëngjes me raketat që hidhen nga Kopaoniku e Nishi mbi qytetet tona, do të shohim se me kë do të rreshtohen Hamasi, Hezbollahu, Irani dhe dreqi me t’birin,” thekson Latifi.

Ky zhvillim nxjerr në pah një kontrast të thellë: shtete që ndërtojnë infrastrukturë mbrojtjeje për të përballuar epokën e re të konflikteve, dhe popuj që ngatërrojnë armiqtë me aleatët, duke humbur busullën strategjike në rrjedhën e historisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu