“Rrugëtimet politike janë procese të rënda” – Çfarë e bashkoi Zejdin me Ahmetin?

E kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd, në emisionin 10MINUTA tregoi arsyen se çfarë e bashkoi me BDI-në e Ali Ahmetit. Ai tha se rrugëtimet politike janë procese të rënda.

“Çfarë ju bashkoi me z. Ahmetin, sepse më herët dihet që jeni pasur edhe dallime edhe kritika ndaj tij?

Rrugëtimet politike janë procese të rënda. Nuk janë procese që kanë të bëjnë me çështjet ditore por kanë të bëjnë me rrugëtime afatgjate dhe synime të cilat konsiderohej se përparësi i jep ardhmërisë së shoqërisë, të rinjve, para egos personale. Është e vërtetë që karrierën time 9 vjeçare , prej themelimit të Besës, deri më sot kam kaluar duke qenë opozitar i BDI-së dhe për asnjë vepër nuk jam pishman, e kam besuar atë që e kam thënë, qëndroj pas çdo fjalie që e kam thënë atëherë.
(1.59) Këtë rrugëtim, që e kemi marrë bashkë me BDI-në, në këtë rast në Frontin Europian, jam këtu sepse e besoj, dhe nuk do bëhem pishman as sot, as nesër, sepse e besoj që ky front e ka kapacitetin e vet edhe politik edhe menaxhues”, tha Rexhepi.

Emisionin e plot me z. Rexhepin do te mund ta ndiqni menjëherë pas edicionit të lajmeve, në ora 19:00.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu