Rruga Tetovë-Prizren, Zekolli i përgjigjet Durmishit: Nuk ka pasur progres, së shpejti me marrëveshje të re

Zëvendësministrja për transport e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli-Shaqiri përmes një postimi në facebook ka elaboruar arsyen e një marrëveshje të re për projektin e rrugës Tetovë-Prizren.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Dëshiroj të elaboroj mbi polemikat e fundit që po shpërndahen rreth projektit të rrugës Tetovë-Prizren, si dhe për rrugët e tjera të rëndësishme që janë në proces. Si udhëheqës të Ministrisë së Transportit, asnjëherë nuk kemi kontestuar nismat rreth projekteve të ndryshme të ndërmarra nga qeveritë e kaluara, edhe pse nga dokumentacionet e disponueshme shumica e këtyre projekteve, veçanërisht në pjesët shqiptare, janë realizuar vetëm për qëllime sipërfaqësore, për përfitime personale apo për përfitime ditore të PR-it.
Gjithsesi, ne nuk kemi mohuar as nuk mohojmë ekzistencën e një memorandumi mes Ministrisë së Transportit të RMV-së dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës sa i përket rrugës Tetovë-Prizren.
Megjithatë, që nga janari i vitit 2024, asnjë progres konkret nuk është bërë në zhvillimin e këtij projekti të rrugës aq jetike për qytetarët e dy vendeve tona. Në koordinim me Ministrin Liburn Aliu, kemi vendosur që së shpejti të nënshkruajmë një marrëveshje projektimi dhe të krijojmë një grup punues, në përputhje me memorandumin e mëparshëm të nënshkruar.
Ky grup punues do të përbëhet nga pesë anëtarë nga dy shtetet, duke bërë një total prej dhjetë anëtarësh, të cilët do të kenë për detyrë përzgjedhjen e projektuesit të projektit dhe më pas mbikqyrjen e implementimit të tij.
Detyra jonë, si bartës të këtij institucioni, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Rrugët Shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe kolegët tanë nga Kosova, është të sigurojmë që projektet e rëndësishme për qytetarët e dy shteteve të realizohen sa më shpejt.
Për fund, dua të siguroj se si Qeveri dhe si Ministri e Transportit, zotohemi që asnjë projekt që është në interesin e shqiptarëve nuk do të lihet në harresë. Po punojmë që fjalët t’i kthejmë në vepra të cilat drejtëpërdrejtë ndikojnë në jetën e qyetarëve.
Me respekt,
Kaltrina Zekolli Shaqiri
Zëvendësministre e Transportit

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

37 burra janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar dënimin me vdekje në...

36-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varri i Rugovës

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit...

Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot, në ora 13:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja...

Zuli Demiri: Ju premtoj qeverisje transparente dhe komunë të hapur

Kandidati i pavarur i për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN-ni, Zuli Demiri në hapjen shtabit komunal së bashku me përfaqësuesit e VLEN...

Mexhiti: Ahmeti po e mbanë BDI-në si kapital për të mbrojtur veten dhe familjarët

Lideri i Lëvizjës Demokratike (LD) dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të gazetës “Lajm”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu