Rritja e rrogave në arsim, kryetari i Sindikatës i kundërpërgjigjet ministres Janevska

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres për arsim dhe shkencë, Vesna Janevska, në lidhje me rritjen e rrogave në arsim.

“Në lidhje me deklaratën e Ministres për arsim dhe shkence për rritjen e rrogave prej 10 deri 12 përqind në arsim, prej marsit të vitit 2025, I informoj anëtarët e SASHK-ut dhe të interesuarit tjerë se deklarata nuk është në përputhje me qëndrimet e SASHK-ut, gjegjësisht përmbajtja e deklaratës nuk është dakorduar me SASHK-un”, deklaroi Nedelkov. Ai ka përkujtuar se në dy takime, ka treguar qëndrimet e SASHK-ut: respektimin e Ligjit dhe Marrëveshjes Kolektive, nga del edhe kërkesa për rritjen e pagave për 12.15 përqind në arsimin fillor dhe të mesëm.

“Në periudhën e ardhshme, pres përsëri takim me autoritetin e shtetit dhe zgjidhje të situatës”, paralajmëroi Nedelkov, duke kërkuar nga anëtarët e SASHK-ut të jenë të bashkuar edhe mos të provokohen.

Ndryshe, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot (8 gusht) bëri të ditur se arsimtarët nga marsi i vitit 2025-të do të kenë rritje të pagave prej 12 përqind. Ajo tha se ka pasur dy takime konstruktive me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SAShK) dhe se është rënë dakord që pagat të rriten sipas mënyrës se si do të lëvizë bruto-produkti vendor dhe Marrëveshjes Kolektive.

Më 23 korrik, kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoninë e Veriut, Jakim Nedelkov, kishte paralajmëruar rritje të pagave për muajin shtator të vitit 2024, pas takimit të zhvilluar me Ministren për Arsim dhe Shkencës, Vesna Janevska.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dronët rrëzojnë Black Hawk në Kolumbi: paralajmërim për luftën moderne

Sulmi vdekjeprurës që vrau 12 persona tregon se dronët e armatosur po bëhen një kërcënim i madh për helikopterët ushtarakë në mbarë botën Një helikopter...

Reagimi i Hoxhë Bedri Likës: Populli shqiptar vendos për veten, jo Mickoski”

Hoxhë Bedri Lika ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se roli i tij si klerik është mbi partitë politike dhe...

Trump synon të dërgojë forca federale në Chicago e New York

Pas Washington-it, presidenti republikan paralajmëron vendosjen e Gardës Kombëtare në dy metropolet demokrate Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se pas Washington-it do të...

Pritje mbi pesë orë në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet arrijnë mbi pesë orë, dhe të...

Shfaqje të nacionalizmit maqedon në emër të mbrojtjes nga “rreziku shqiptar”!

Me afrimin e zgjedhjeve lokale në kampin qeveritar të "državës Severna" gjithnjë e më shumë po shtohen edhe tonet nacionaliste me pretekstin për gjoja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu