Rrëfimi i Muratit për bisedat me zyrtarët e BE-së, Kica-Xhelili: A iu tregove që krenoheni kur e shkelni Kushtetutën?

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në profilin e tij në ‘facebook’, ka thënë se gjatë një takimi që ka pasur me disa zyrtarë të BE-së në Tiranë, e ka pasur shumë të vështirë që t’ua shpjegiojë atyre se si opozita kosovare s’e ka votuar Planin e Rritjes së BE-së.
Për këtë Muratit i ka reaguar ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, duke i shtruar disa pyetje Muratit.

Kica-Xhelili e ka pyetur Muratin nëse iu ka treguar atyre që e mban pozitën ministrore edhe pse Supremja ka konstatuar që s’ka të drejtë, se si krenohen kur e shkelin Kushtetutën dhe se si sulmojnë gjykatat kur nxjerrin vendime që s’iu konvenojnë.

Postimi i plotë i ish-deputetes së LDK-së.

Dëgjojeni bre!

A i tregove atyre që mban pozite ministrore edhepse Gjykata Supreme të ka thënë që s’ke të drejtë?

A i tregove që krenoheni kur shkelni Kushtetutën?

A i tregove që gjykatat dhe prokurorinë e sulmoni kur ju hetojnë, por i citoni kur marrin vendime në favor tuajin?

A i tregove që mundoheni të krijoni komisione parlamentare pa formuar qeverinë, pavarësisht që komisionet s’mund të formohen pa u përcaktuar pozita dhe opozita?

A i tregove që mbi 40 seanca i keni mbajtur në insistim për votim të fshehtë në shpërputhje me Kushtetutën?

A i tregove që 8 muaj keni insistuar që keni numra, për t’u dëshmuar DY herë që nuk i keni? E keni mundur të mos gënjeni, me ç’rast do të shkonim menjëherë në zgjedhje, e tashmë do t’a kishe një qeveri legjitime që do t’i votonte të gjitha këto?

Sepse po t’ia thoje këto, jo vetëm që do ta kuptonin pse nuk u votua, por gjëja e vetme e pakapshme do të mbesje ti me qeverinë ilegjitime të cilës i takon./Lajmi.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Nëse nuk e pranoni këtë marrëveshje, tjetra do të jetë më e keqe”/ SHBA-të i bëjnë presion Zelensky-t, takimi vendimtar nesër në Gjenevë

Zyrtarët amerikanë u kanë thënë aleatëve të NATO-s se Uashingtoni synon të ushtrojë presion mbi Volodymyr Zelensky që të pranojë një marrëveshje paqeje me...

Orban: Evropa ka dy mundësi, njëra çon direkt në luftë

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës e kishte sjellë Evropën në një “pikë kthese historike”. Ai shtoi se presidenti...

Edi dhe Dolce përsëri në përqafimin e njëri-tjetrit, çka po ndodh mes dyshes?

Edi dhe Dolce u shfaqën përsëri të afërt me njëri-tjetrin. Ata kanë shijuar muzikë Live nga këngëtari Kushtrim Kelani, i cili këndon hitin e Sinan...

Komandanti i KFOR-it takon myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, zhvilloi një takim të premten me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës,...

‘‘Fitore e jashtëzakonshme’’, ‘‘takim produktiv’’ – Deklarimet e Trump dhe Mamdanit pas takimit mes tyre

Kryetari i New York-ut, Zohran Mamdani, është takuar me presidentin amerikan Donald Trump. Ndërsa kishte mundësi që tensionet të rriteshin, duke pasur parasysh komentet e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu