Rrahje mes dy grupeve të burgosurish, para Burgut mblidhen 30 persona me 10 automjete!

Një rast aspak i zakonshëm qëndron në buletinin e Policisë së Maqedonisë së Veriut. Në Burgun e Shtipit ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve, e cila më pas ka rezultuar edhe me grumbullim të 30 personave para Burgut. Si pasojë, njëri nga të burgosur ka marrë lëndime dhe ka përfunduar në spital.

“Më datë 14.04.2024 në ora 23.57 në SPB Shtip, Sh.N. nga fshati Batincë e Shkupit ka denoncuar se i është lajmëruar birit të tij, Z.N. i cili ka mbajtur dënim në Burgun e Shtipit dhe i ka thënë se ka informacione se gjatë natës do të sulmohet. Gjithashtu, rreth orës 00:00 në SPB Shtip, nga Burgu i Shtipit është denoncuar se në burg është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet dy grupeve të të burgosurve dhe se kanë njohuri se drejt burgut janë drejtuar më shumë persona si mbështetje e njërit grup. Nëpunësit policorë nga SPB Shtip para burgut kanë takuar 30 persona me 10 automjete dhe gjatë kontrollit të personave dhe veturave, janë gjetur dhe marrë mjet i drurit dhe thikë. Gjatë përleshjes fizike në Burg, lëndime ka marrë një punëtor i cili është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip për të marrë ndihmë”, thonë nga MPB. Shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

“Smrt za shiptari” në Stadiumin e Tearcës

Tetovë, 1 shkurt – Vazhdojnë provokimet ndaj shqiptarëve. Ndonëse rajoni i Tearcës nuk ka qenë i prekur nga provokimet me përmbajtje kërcënuese, kësaj radhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu