Robert Mileski mbështet Mendi Qyrën: Projektet tona do të realizohen me Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Robert Mileski, përmes një statusi publik në rrjetet sociale, ka njoftuar se mbështet kandidatin tjetër të pavarur, Mendi Qyrën, në garën për kryetar të Strugës. Ai thekson se kjo vendimmarrje nuk është politike, por vjen “nga zemra, ndërgjegjja dhe dashuria për Strugën”, shkruan gazeta KOHA.

“Pas një mendimi të gjatë dhe të sinqertë, vendosa që mbështetja ime të shkojë për kandidatin e pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyrën. Kjo nuk është një vendimmarrje partiake, as kalkulim politik. Është një vendim i marrë me zemër, me ndërgjegje dhe me dashuri për qytetin tim”, shkruan Mileski.

Ai e përshkruan Qyrën si një njeri mbi ndarjet politike, mbi interesat personale dhe mbi diktatet partiake.

“Së bashku kemi vizion për Strugën e së nesërmes, ndërsa pala tjetër mbetet e kapur në kthetrat e të njëjtave struktura që për 20 vjet e kanë shkatërruar Strugën, vendin dhe të ardhmen”, shton ai, duke theksuar se “është koha për njerëz, jo për parti”.

Mileski shpjegon se vendimi për ta mbështetur Qyrën bazohet në faktin se shumë nga projektet që ai vetë i kishte propozuar në fushatën e tij do të realizohen me ndihmën e ekipit të Qyrës.

“Struga meriton rilindje. Meritоn një kryetar që nuk do të jetë marionetë e askujt, por shërbëtor i popullit. Mendi Qyra është ai njeri”, ka thënë Mileski, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve – maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, serbë, boshnjakë dhe torbeshë – që të bashkohen për një Strugë të re, të pastër dhe dinjitoze. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu