RMV, sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në KSHZ

Sipas kalendarit për përgatitjen e zgjedhjeve, sot në mesnatë skadon afati për paraqitjen e listave zgjedhore në komisionin shtetëror zgjedhor. Fundjavën e kaluar LSDM dhe koalicioni për ardhmëri evropiane, koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI dhe Lëvizja ZNAM – për Maqedoninë tonë mbajtën promovime të listave për deputetë, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes

Nënshkrimi i Deklaratës është një ngjarje tradicionale e organizuar nga Instituti i Ohrit që nga viti 2014 dhe mbahet para çdo cikli zgjedhor. Deklarata do të nënshkruhet nga kryetarët dhe anëtarët e rinj të partive politike.

“Nënshkrimi i kësaj Deklarate do të përçojë një mesazh të qartë për të gjithë publikun se politikanët e rinj, si vendimmarrës të ardhshëm, kanë një vullnet dhe vendosmëri të fortë për të qenë liderë të ardhshëm dhe për të krijuar një kulturë të ndryshme politike duke e ngritur dialogun politik në nivel më të lartë”, theksojnë organizatorët.

Kujtojmë se në skenën politike shqiptare janë bërë dy koalicione të mëdha. BDI, PDSH, PDE, ASh e Ziadin Selës dhe Lëvizja Populli kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor. Nga ana tjetër Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Lëvizja Besa, kanë bashkuar forcat nën emrin Lidhja Evropiane për ndryshim.

Edhe në bllokun politik maqedonas ka dy kampe të mëdha LSDM me koalicionin dhe VMRO-ja me koalicionin.

LSDM-ja me në krye Dimitar Kovaçevski me 31 mars promovoi programin e ri dhe kandidatët për deputetë të LSDM-së dhe koalicionit për ardhmëri evropiane për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Poashtu me 21 mars, edhe Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së konfirmoi listat për kandidat për deputet të Frontit Evropian të prezantuara nga kryetari Ahmeti.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fletëvotimi në Mitrovicë “teleportohet” nga Bare tek “Tuneli i Parë” – i kalon 9 kilometra, 7 fshatra

Dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut sa vazhdojnë të rriten. Zyrtari i PDK-së, Adil Behramaj ka publikuar faktin e fundit, transmeton lajmi.net. Një...

Burri i Albulena Haxhiut “kërcënon” Sami Lushtakun: Në Skënderaj së shpejti ka me përjetu fundin e vet politik

Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut me një gjuhë të ulët është kapur me PDK, dhe Sami Lushtakun, raporton Periskopi. Ai në një postim në...

Behrami publikon një tjetër fletëvotim: Vazhdojmë me denoncimin e fabrikimit të votave nga VV-ja në Mitrovicë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami ka publikuar edhe një fletëvotim, që, sipas tij i takonte një qendër tjetër të votimit. Behrami...

Sot takimi VLEN-Mickoski për ndryshimet në Qeveri, kush çka do të marr?!

Sot pritet të zhvillohet takimi vendimtar mes koalicionit shqiptar VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, ku do të diskutohen ndarja e resorëve dhe struktura e...

Kapet me marihuanë dhe shumë të madhe parash, arrestohet shkupjani (VIDEO)

Një person nga Shkupi është arrestuar pasi gjatë kontrollit personal dhe bastisjes së banesës së tij janë gjetur rreth dy kilogramë marihuanë. Më 11 nëntor...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu