RMV, përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve

Mandati i përbërjes së re parlamentare që u zgjodh në zgjedhjet e djeshme parlamentare nis të rrjedhë nga seanca konstituive e Kuvendit. Sipas përcaktimeve të Kushtetutës, Kuvendi i sapozgjedhur mblidhet në seancë konstituive jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve. Seancën konstituive e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e mëparshme, transmeton Portalb.mk.

Nëse nuk caktohet seanca konstituive brenda afatit të caktuar, deputetët mblidhen dhe konstituojnë Kuvendin në ditën e njëzet e një nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Kuvendi përbëhet nga 120 deri në 140 deputetë. Deputetët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Deputeti përfaqëson qytetarët dhe vendos në Kuvend sipas bindjes së tij.

Zgjedhjet për deputetë në Kuvend mbahen gjatë 90 ditëve të fundit të mandatit të përbërjes së vjetër parlamentare ose brenda 60 ditëve nga dita e shpërndarjes së Kuvendit.

Deputetët zgjidhen për katër vjet. Mandati i deputetëve verifikohet nga Kuvendi. Mandati i deputetëve në Kuvend mund të zgjatet vetëm në rast të gjendjes ushtarake ose të jashtëzakonshme.

Ligji përcakton papajtueshmërinë dhe mospërshtatshmërinë e detyrës së deputetit në Kuvend me kryerjen e funksioneve apo profesioneve të tjera publike. Kuvendi shpërndahet nëse e deklaron shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Kujtojmë se dje u mbajtën zgjedhjet e dyfishta, parlamentare dhe presidenciale. Sipas projeksionit aktual për Kuvendin e ri, VMRO-DPMNE do të ketë 58 mandate, Fronti Evropian 19 mandate, LSDM 18 mandate, Vlen 13 mandate, e Majta 6 mandate, Lëvizja ZNAM 6 mandate.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu