Rikthehet Kuvendi të premten, pesë interpelanca në rend dite, përfshirë edhe atë të Ilir Dautit

Të premten deputetët kthehen në punë, ndërsa në seancën e parë plenare do të diskutohet për interpelancat për zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhiti, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve Ivan Stoilkoviq, ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme Astrit Iseni, si dhe deputetes dhe kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.

Fillimi i seancës së 29-të, sipas informacioneve nga uebfaqja e Kuvendit, është caktuar në orën 11:00.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më 26 dhjetor ka thënë se çdo interpelancë do të shqyrtohet veçmas dhe se për të mund të diskutohet gjatë gjithë ditës, varësisht se sa deputetë janë të regjistruar për të folur.

Megjithatë, në fund të ditës, duhet të votohet.

“Çdo interpelancë diskutohet gjithë ditën, në fakt sa deputetë janë paraqitur për të folur. Seanca mund të zgjasë, por deri në fund të ditës duhet votuar pas interpelancës specifike. Çdo interpelancë diskutohet për një ditë dhe në fund votohet ndaras për secilën”, tha Gashi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E pabesueshme! Mënyra gjeniale se si Ukraina goditi bazën ajrore ruse 1800 km larg! (VIDEO)

Ushtria ukrainase ka goditur me dronë një bazë ajrore ruse plot 1800 kilometra larg duke shkaktuar dëme të konsiderueshme me dhjetra avionë të shkatërruar. Siç...

Rritet në mbi 54.400 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 54.418 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton...

Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

Një ditë para bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim që planifikohen të zhvillohen në Stamboll, nga Rusia njoftohet për disa incidente. Në orët e...

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore, që Shtëpia e Bardhë tha se është “e pranueshme” dhe është “në...

Mickoski: Prokuroria dhe MPB të veprojë mbi provat e Arsovskës

Kryeministri Hristijan Mickoski mendon se Prokuroria duhet të veprojë mbi provat që dje i dorëzoi kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, lidhur me legalizime të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu