Rikthehen shtëpizat në sheshin “Maqedonia”! Arsovska: S’janë vetëm për “Vitin e Ri”, por edhe për nevoja tjera

Rikthehen shtëpizat në sheshin e Shkupit. Para disa muajve ishin të vendosura për festat e fundvitit, por u larguan në Prill. Tani përsëri janë rikthyer. Në rrjetet sociale ka pasur reagime që Qyteti i Shkupit i ka rikthyer shtëpizat në shesh, mirëpo për këtë ka reaguar edhe kryetarja Danella Arsovska në fejzbukun e saj e cila ka shkruar se këto shkrime janë sulme ndaj Qytetit të Shkupit.

Rikthimi i shtëpizave është bërë për shkak të prezantimit të shkollave të mesme për semimaturantët, të cilët mund të marrin më tepër informacione rreth regjistrimit për në shkolla. Duke iu kundërpërgjigjur reagimeve në rrjet, Kryetarja e Qytetit, Danella Arsovska, ka treguar se shtëpizat nuk janë vetëm për “vitin e ri” por përdoren sipas nevojës.

“Shtëpizat nuk janë të qytetit, por të ndërmarrjes publike “Parqe dhe gjelbërime” dhe janë në funksion të ditëve të hapura të 23 shkollave të mesme të Shkupit, të cilat në ditët në vijim në sheshin Maqedonia prezantojnë gjysmëmaturantët nga qyteti dhe vendi ndaj programeve dhe profileve arsimore që ofrojnë”, pohoi Danella Arsovska, kryetare e Shkupit.

Ndryshe në periudhën e regjistrimit në shkolla të mesme të qershorit janë dy regjistrime elektronike – i pari do të jetë nga data 20 qershor deri më 25 qershor, kur në shkolla do të dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm. Renditja përfundimtare nga regjistrimi i parë do të jetë më 26 qershor.

Regjistrimi i dytë elektronik do të bëhet në datat 1 dhe 2 korrik 2024, kur dokumentet do të dorëzohen në shkolla, ndërsa listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira secila shkollë do t’i publikojë më 3 korrik të vitit 2024. Në afatin e regjistrimit në gusht, regjistrimi do të bëhet më 21 gusht të vitit 2024./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Coca-Cola në Maqedoninë e Veriut diskriminon shqiptarët dhe gjuhën shqipe – Nisi fushata për bojkot!

Një valë revolte ka nisur në Maqedoninë e Veriut kundër kompanisë Coca-Cola, pas fushatës së saj “Ndaje një Coca-Cola” e cila shpërndan etiketa vetëm...

Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale nate në tërë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Inspektoratin e Punës, ka zhvilluar një aksion të gjerë...

Strugë – VLEN edhe me një kandidat të pavarur nga radhët e BESË-s!

Në skenën politike të Komunës së Strugës duket se po përgatitet një surprizë e re. Sipas burimeve jozyrtare dhe zërave që qarkullojnë në qarqet...

Kurir: Arrihet marrëveshja në Frontin Evropian, Ziadin Sela për Strugën, Taravari për Gostivarin, Bujar Osmani në garë për Çairin

Është arritur marrëveshje brenda “Frontit Evropian” për ndarjen e kandidatëve për kryetarë komunash. Ziadin Sela do të garojë për Strugën (BDI heq dorë nga...

Vrasja e kolonelit ukrainas, likuidohen dy agjentë rusë që i rezistuan arrestimit

Ukraina njoftoi se dy agjentë që punonin për Rusinë janë vrarë, pas vrasjes së një oficeri të lartë të inteligjencës ukrainase të enjten. Kreu i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu