Reagon BDI: Mickoski nuk mbushet mend, dëshiron një shtet vetëm të maqedonasve

VMRO-DPMNE nuk ka ndryshuar dhe nuk dëshiron të ndryshojë. Përkundrazi, po i thellon ndasitë etnike. Së fundmi, duke aluduar në përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve, Mickoski akuzon se “lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka shtetin në pjatë dhe se 100 veta nga BDI vendosin për 2 milionë njerëz”.

Me këto akuza, Mickoski tregon se Maqedoninë e Veriut e sheh si shtet vetëm të maqedonasve, ndërsa shqiptarët hyzmeqarë të tij. Fronti Europian i bën me dije Mickoskit dhe derivateve të tij se Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët i të gjithëve, pa dallim etnie dhe kështu do të jetë edhe pas 24 prillit dhe 8 majit, kur Fronti Europian do të shënojë fitoren e thellë ndaj partnerëve të Mickoskit dhe atyre që janë rreshtuar me Moskën e Rusisë.
Shqiptarët kanë dëshmuar se dinë të udhëheqin më së miri shtetin, ndërsa kjo po dëshmohet me Kryeministrin Talat Xhaferi dhe kryediplomatin dr. Bujar Osmani, njëherësh Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu