Reagon ambasadori i Shqipërisë, Mejdani, pas sulmeve të pushtetit: Fjalët kalojnë, puna mbetet. Vizioni nuk tronditet nga zhurma – vetëm forcohet.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, reagon pas sulmeve të pushtetit dhe mediave

Pas kritikave dhe akuzave të ngritura ndaj tij nga eksponentë të pushtetit dhe disa media, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, ka reaguar publikisht.

Në një deklaratë të bërë në rrjetet sociale, Mejdani theksoi se puna dhe përkushtimi i tij për përfaqësimin e Shqipërisë nuk do të lëkunden nga zhurmat dhe sulmet e ndryshme.

“Fjalët kalojnë, puna mbetet. Vizioni nuk tronditet nga zhurma – vetëm forcohet. Përkushtimi im mbetet i palëkundur: të përfaqësoj Shqipërinë me dinjitet. Përpara, me të njëjtin ritëm!” – shkroi ai.

Ky reagim vjen në një moment kur polemikat për rolin e tij diplomatik kanë marrë vëmendje të madhe në skenën politike dhe mediatike në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Sytë e Melës drejt Mickoskit – mesazh bashkëpunimi për një Dibër që kërkon ndryshim real”

Në Dibër, atmosfera politike po nxehet ndërsa fushata hyn në fazën e saj më vendimtare. Kandidati për kryetar komune nga koalicioni VLEN, Fisnik Mela,...

“Nuk vritet lehtë luani! Shërim të shpejtë, vëlla”- Dr. Agron Sulimani viziton Dr. Zekirja Shainin pas plagosjes në Kumanovë

Dr. Agron Sulimani ka vizituar sot në spital mikun dhe kolegun e tij, Dr. Zekirja Shaini, i cili u plagos me armë zjarri gjatë...

Azir Aliu merr pjesë në tubimin e VMRO-së në Gostivar

Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, Azir Aliu, sonte ka marrë pjesë në tubimin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe...

Pse është “zhdukur” Visar Ganiu? Pse Mexhiti po promovon projektet komunale pa praninë e kryetarit të komunës?

Edhe pse Visar Ganiu është ende kryetar i Komunës së Çairit, kohëve të fundit vërehet mungesa e tij në promovimin e projekteve komunale, siç...

Bastisje në shtëpitë e pleqve në Shkup nën dyshime për trajtim çnjerëzor, dy persona janë privuar nga liria

Pas marrjes së informacioneve për trajtim të mundshëm çnjerëzor të personave të moshuar – shfrytëzues të shërbimeve për mbrojtje jashtë familjare. Prokuroria Themelore Publike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu