Raportohet se Irani ka vendosur ta sulmojë direkt Izraelin – forcat në gjendje të lartë gatishmërie!

Raportohet se Irani i ka vënë forcat e veta ushtarake në “gjendje të lartë gatishmërie të plotë”, pasi është zotuar që të hakmerret për një sulm të dyshimtë izraelit të së hënës që la të vrarë një komandant të lartë iranian në Siri dhe disa pjesëtarë të Rojave Revolucionare Islamike.

Dy zyrtarë iranianë të cituar të premten nga gazeta “The New York Times” thanë se Irani ka marrë një vendim për ta sulmuar drejtpërdrejt Izraelin, si një lëvizje me qëllim parandalimi, përcjell gazeta “The Times of Israel”.

Nërkohë, një zyrtar amerikan tha se Shtetet e Bashkuara janë në gatishmëri të lartë dhe duke u përgatitur për një sulm të mundshëm nga Irani që do të shënjestronte asete izraelite ose amerikane në rajon.

“Ne definitivisht jemi në gjendje të lartë vigjilence” – tha zyrtari amerikan, duke konfirmuar një raportim të televizionit CNN në të cilin thuhet se një sulm mund të vijë javën e ardhshme.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane që foli me televizionin CNN tha se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një sulm “domethënës” dhe se ShBA-ja e Izraeli besojnë se kundërpërgjigjja e Iranit është “e pashmangshme”.

Televizioni “CBS News” raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë siguruar të dhëna të inteligjencës që tregojnë se Irani është duke planifikuar një sulm që do të përfshinte një grumbull dronësh shpërthyes “Shahed” dhe raketa. Zyrtarët amerikanë që biseduan me këtë televizion thanë se nuk i dinë kohën dhe cakun e kundërpërgjigjes së pritshme të Iranit, por në raportim thuhet se hakmarrja pritet që të vijë para se të përfundojë Ramazani javën e ardhshme.

Izraeli nuk e ka komentuar sulmin e së hënës, me të cilin u bë rrafsh aneksi i ambasadës iraniane në Damask, por analistët e panë këtë veprim si eskalim të fushatës izraelite kundër Iranit dhe prokurave të tij rajonale që e bart rrezikun për nxitje të një lufte më të gjerë përtej konfliktit Izrael – Hamas në Rripin e Gazës.

Irani ka thënë se në mesin e të vdekurve ishin dy gjeneralë brigadash nga Forcat Kuds: Mohammad Reza Zahedi dhe Mohammad Hadi Haji Rahimi.

Raportohet se Zahedi ishte përgjegjës për operacionet e Rojave Revolucionare Islamike në Siri dhe në Liban, për grupet militante iraniane atje dhe për lidhjet me Hezbollahun. Kështu, ai ishte komandanti më i lartë i forcave iraniane në këto dy shtete.

Edhe Irani, edhe Hezbollahu janë zotuar se Izraeli nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar për këtë sulm. Edhe pse mundësia për këtë sulm e ka shtuar rrezikun për një luftë më të gjerë, dy burime iraniane i thanë agjencisë “Reuters” se kundërpërgjigjja e Teheranit do të jetë e kalibruar për ta shmangur eskalimin.

“Ju paralajmërojmë juge, asnjë akt i armikut kundër sistemit tonë të shenjtë nuk do të kalojë pa përgjigje” – tha komandanti i Rojave Revolucionare Islamike, Gjeneral Hossein Salami, gjatë funeralit për Zahedin dhe pjesëtarët e tjerë të vrarë të kësaj force.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të mërkurën se sulmi në Damask është përpjekje “e dëshpëruar” nga Izraeli që “nuk do t’i shpëtojë ata nga humbja” në Gaza./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kadriu për shkrirjen e VLEN-it: Gjithçka që fillon me manipulime, ashtu edhe përfundon

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Gzim Kadriu, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj partnerëve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar ata për...

Ali Ahmeti në vizitë tek Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Sot, gjatë vizitës sime në Prishtinë, pata kënaqësinë të pritem nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me të cilën zhvilluam një...

Arbër Hajdari zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas mbarimit të BBV, por pse?

Në një intervistë të parë pas mbarimit të “BBV” në “Ftesë në 5” Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në...

Mbaron mbledhja e VLEN-it, zyrtarizohet shkrirja e LD, Besës dhe AAA-së! Formohet kryesia, por kur kryetari?

Ka mbaruar mbledhja e koalicionit VLEN në të cilën morën pjesë Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi bashkë me anëtarët e kryesisë së...

Idrizi: Do të hiqet tabela vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë

Drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi ka reaguar lidhur me tabelën e vendosur vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë. “E informojmë opinionin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu