Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër në koalicionin AAK-Nisma

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të synojë që për së treti herë të bëhet Kryeministër i Kosovës.

Është koalicioni AAK-Nisma që me Haradinajn planifikon që t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kjo është konfirmuar për Klanin nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Në frontin e përbashkët që kemi krijuar bashkë me Nismën dhe partnerët e tjerë, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, jemi dakorduar që listës zgjedhore t’i prijë Ramush Haradinaj dhe njëherësh të jetë kandidat për kryeministër”, ka thënë ai.

Pos Haradinajt, deri më tani kandidat i konfirmuar për kryeministër është Bedri Hamza nga PDK, kandidatura e të cilit u konfirmua të mërkurën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

MO në koshin e mbeturinave!

MO si një marrëveshje e njëanshme që poshtëron dinjitetin shqiptar me 20 % si sajesë për ndalimin e konfliktit të 2001, nuk i shërben...

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj Sipas revistës gjermane, Manager Magazin, Mercedes-Benz po negocion me BMW-në për blerjen...

Osmani e bën ‘rezil’ BE-në: Kosova i sanksionoi Rusinë dhe Iranin, e prishëm rehatinë, e për ju s’pati rëndësi

Kosova u rreshtua me BE-në në sanksionimin e Federatës Ruse dhe Iranin, “dhe doli nga zona e rehatisë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Gruaja e Erdoganit i shkruan Melania Trumpit: Ndjeshmërinë që treguat për fëmijët jetimë në Ukrainë, tregojeni edhe për Gazën

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan, i është drejtuar me një letër Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump,...

Al-Sharaa i Sirisë i konfirmon bisedimet “e avancuara” me Izraelin për paktin e sigurisë

Emisari amerikan, Thomas Barrack, arriti në Izrael të dielën dhe u takua me kryeministrin e këtij vendi, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar rreth Sirisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu