Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN.
Më poshtë reagimi i plotë i Imerit:
Unë jam Ramadan Imeri, dhe në jetën time, kurrë dhe asnjëherë nuk i kam premtuar dikujt diçka që nuk kam mundur ta realizoj.
Për shkrimet e juaja me ChatGBT, që për ironi të fatit edhe kur e pyesni, ja bëni pyetjet gabim, ta dini se, kur i kam ditur unë kompetencat e Kryetarit të Komunës, ju ishit dhe vazhdoni të jeni fëmije, këtë e dini edhe ju.
Sa i takon premtimeve, nëse e faktoni ato që i thoni, Ramadan Imeri ka aq burrëri sa dal para popullit dhe kërkoj falje publike.
Kulupuça, unë nuk shkel në dërras të kalbët dhe ju më mirë se unë e dini këtë.
Ju më njihni edhe më mirë, bile, se keni pasur punë me mua, prandaj ato veprime që i bëni vetë, mos u mundoni t’i hidhni në oborrin tim.
Ju veç diçka mund të bëni: largoni këto njësitë speciale prej qytetit, se Dibra nuk ia ka për borxh këtë gjendje lufte që e keni programuar ju si eksperte të programimit.
Si ta bëni këtë, atëherë jeni në rregull.
Po ju, as këtë s’e bëni dot, se… e dini vetë.
Unë jam Ramadan Imeri, kryetari i ardhshëm i Dibrës, dhe ju e dini shumë mirë edhe këtë.
Edhe këto, nuk i kam fjalë boshe!!!
Të ngjajshme

