‘Rama’, ‘Trump’, ‘Putin’, persona me maska ushtarake dhe flamur serb në karnavalin e Vevçanit (Foto)

Nusja dhe dhëndri, djajtë, Budallenjtë e Gushtit dhe “Fisi Shumëngjyrësh” nga Afrika morën jetë në rrugët e Vevçanit. Nën diellin e dimrit dhe në tingujt e zurlave e daulleve, banorët e fshatit hapën edhe një kapitull të ri të traditës së tyre shekullore, përcjell Nistori.

Këtë vit, satira e karnavalit goditi drejtpërdrejt realitetin. Në mesin e maskave u trajtuan kriza e emigrantëve, gjyqësori, politika e brendshme, lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Një maskë kolektive me aludime për fushatën e kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, dhe lëvizjen ZNAM, shkaktoi reagime dhe të qeshura nga publiku.

Parada filloi ditë më parë rreth orës 15:00, kur qindra maska marshuan nëpër rrugët e ngushta të Vevçanit. Tymi, vera dhe humori popullor e shndërruan fshatin në një skenë të hapur, ku satira u bë art popullor. Në shënjestër ishin të gjithë – nga Vladimir Putin dhe Donald Trump, Edi Rama, njerëz të veshur me plisë dhe veshje shqiptare, ushtarë me maska dhe flamur serb, deri te politikanë vendorë, ministra dhe investitorë nga Dubai.

Njohje europiane për karnavalin

Në mesin e të ftuarve ishin edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, i cili hapi zyrtarisht manifestimin.

“Një traditë mijëravjeçare ka vend të veçantë në kulturën maqedonase. Karnavali është hapësirë e mendimit të lirë, humorit dhe kritikës ndaj shoqërisë,” deklaroi Ljutkov, duke theksuar se Ministria vazhdon ta mbështesë ngjarjen me 1.5 milionë denarë në vit.

Karnavalin e ndoqi edhe presidenti i Federatës së Qyteteve Evropiane të Karnavaleve, Lars Algel.

“Karnavali i Vevçanit është unik. Mendoj se është ndër më të vjetrit në Evropë dhe absolutisht i veçantë,” tha ai.

Kryetari i komunës, Spase Koçovski, u shpreh se edhe këtë vit Vevçani po e përcjell të vjetrën dhe po e pret vitin e ri me energji të re.

Ritualet tradicionale

Pas valles së Vasilicarëve në qendër, grupet vazhduan nga shtëpia në shtëpi duke dhënë bekime për shëndet dhe begati. Mikpritësit i shpërblenin me bukë, sallam, para dhe dhurata simbolike.

Në mbrëmje, Vasilicarët shkuan te burimet për të mbushur ujë për “kashanin” – një enë me perime ku vendoset një monedhë. Sipas besimit, ai që e gjen monedhën do të ketë fat gjatë gjithë vitit.

Ditë më parë, në festën e Shën Vasilit të Madh, fshati u gjallërua me valle, vizita dhe djegie të maskave, ritual që simbolizon largimin e së keqes dhe fillimin e një viti të ri.

Viti i Ri sipas kalendarit të vjetër

Viti i Ri sipas kalendarit Julian u festua në qendër të Vevçanit me një program muzikor ku performuan Blagoja Grujovski, Vlatko Miladinovski me orkestrën e Zlatko Miladinovskit, grupi i zurlave dhe daulleve të Vevçanit, si dhe Pero Beli me grupin VIP.

Në skenë u ngjitën edhe Vllatko Lozanoski, Brass Brothers dhe Puka Cosmetics.

Edhe këtë vit, Vevçani tregoi se nuk është vetëm një fshat, por një skenë ku humori mbron lirinë dhe tradita i jep kuptim fillimit të vitit të ri. /Nistori/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjakovë: Vëllai i dehur sulmon vëllanë

Një incident familjar ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë. Sipas raportit policor, vëllai i dehur ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Lidhur me rastin...

Kasami: Sa të jetë Ahmeti kryetar i BDI-së, nuk ka koalicion me atë parti

Deri sa të jem në krye të Lëvizjes Besa dhe të VLEN-it, nuk do të ketë bashkëpunim me BDI-në e Ali Ahmetit, tha Bilall...

Sot mbahet takimi i liderëve në Maqedonin e Veriut, vetëm Filipçe nuk do të marrë pjesë

Me iniciativë të Kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Klubin e Deputetëve do të mbahet takimi i liderëve me kryetarët e...

Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, ngjarja që ndryshoi historinë e Kosovës

Po bëhen 27 vjet nga kur një nga masakrat më të rënda në Kosovë, ajo e njohur si Masakra e Reçakut, e cila ndodhi...

Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Tetovë. Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu