Rama: Ata që vijnë nga Kosova për të luajtur për Shqipërinë nuk janë shqiptarë të natyralizuar, janë shqiptarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se shqiptarët nga Kosova që e përfaqësojnë Shqipërinë në futboll nuk janë shqiptarë të natyralizuar por janë shqiptarë.

Rama tha se “neve nuk na del një shtet, na duhen dy shtete”. Kështu, nëse i kemi dy kombëtare në futboll, “më mirë për ne sepse ka vend më shumë për lojtarët për të luajtur”, tha ai në një intervistë për Klan Kosova.

Ai tha se “nuk ka nevojë të bëhen drama të tilla, pse erdhi një nga Kosova për të luajtur në Shqipëri apo pse erdhi një nga Shqipëria për të luajtur me Kosovës”.

“Kjo është gjëja më normale në botë dhe shyqyr që është kjo mundësi, sepse ju keni parë që ka kombëtare shumë të mëdha sesa e jona, dhe i marrin nga Brazili e nga Afrika. Ata që vijnë nga Kosova nuk janë shqiptarë të natyralizuar, janë shqiptarë”, tha Rama.

Suksesi në futboll, kryeministri shqiptar tha se “është pak çështje fati futbolli në fund fare”.

“Kështu që me pak fat mund të jemi të dy palët, por edhe mund të jetë Kosova, e të mos jemi ne”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu