Qytetarët të zhgënjyer nga pushteti/ Nuk presin se do të bëhet më mirë me cilëndo parti që do të vijë

Pushteti më së shumti ka dështuar në fushën e ekonomisë dhe luftës kundër korrupsionit, tregojnë rezultatet e një hulumtimi të Qendrës Ballkanike për Politika Konstruktive – Solucion. Një pjesë e madhe e qytetarëve, rreth 70%, duan ndryshimin e Qeverisë, por nga ana tjetër, përafërsisht po aq njerëz, rreth 60%, nuk presin se do të bëhet më mirë dhe se do të zgjidhen problemet e tyre me cilëndo parti që do të vinte në pushtet.

Qytetarët të zhgënjyer nga pushteti/Nuk presin se do të bëhet më mirë me cilëndo parti që do të vijë
“Besim i ulët në institucionet, veçanërisht në gjyqësor, në Qeveri dhe në partitë politike që duhet ta lëvizin atë proces, në përgjithësi mungesë besimi se diçka mund të ndryshojë. Për mua fjalia më interesante ishte se qytetarët presin të bjerë Qeveria, por nuk presin asgjë më mirë as nga opozita. Kështu që, kjo lidhet edhe me mosbesimin ndaj partive politike sepse ato nuk demonstrojnë se munden ose nuk demonstrojnë mjaftueshëm tani për tani se diçka mund të ndryshojë.”- deklaroi Aleksandar Kërzhallovski, QMBN.
Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci thotë se edhe ky hulumtim tregon një shkallë të madhe të pesimizmit te qytetarët.

“Ky është edhe një hulumtim mes hulumtimeve të mëparshme që tregojnë përhapjen e gjerë të pesimizmit, defetizmit dhe pasigurisë. Dallimi mes shpenzimeve të jetesë dhe rrogave e bën standardin e jetës problem të dytë të madh, përkatësisht bëhet fjalë për cilësinë e jetës. Këto dy momente janë probleme më të mëdha për qytetarët, dhe nëse e bashkojmë me korrupsionin, mund të themi se qytetarët jetojnë në një ambient të pashëndetshëm që prodhon një frustrim të lartë.”- tha Marko Troshanovski, Institut për Demokraci.

Institucioni tek i cili qytetarët kanë më pak besim është Kuvendi, me 1.9%, gjyqësori me 3.2%, qeveria me 4.6% ndërsa politikanët me 1.8%. Sa u përket perspektivave të shtetit, se diçka do të përmirësohet në funksionimin e shtetit, më shumë optimizëm shprehën shqiptarët se maqedonasit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu