Qoku: Unë kam pasaportë diplomatike por për qytetarët kolonat në pikën kufitare janë tmerr!

“Është tmerr”, kështu i përshkroi kolonat në Bllacë, deputeti Bekim Qoku që sipas tij, është e papranueshme dhe acaruese të pritet kaq gjatë në kufi, përcjell TV21. Qoku tha se, marrëveshja me Kosovën duhej të zbatohej më 1 janar por që ka probleme teknike dhe shtoi se, shumë shpejt të realizohet sistemi One stop shop por siç tha, vonesat po bëhen në palën e Maqedonisë.

“Mundohem sa më shumë mos e përdor pasaportën diplomatike se dua ta ndjej tmerrin që po ndodh në kufi, është vërtetë e papranueshme. Është acaruese që duhet të pritet kaq gjatë në kufi. Ne kemi një marrëveshje ndërqeveritare që duhej të zbatohej me 1 janar po siç duket ka vështirësi në anën teknike. Unë jam përpjekur dhe liderët e VLEN-it, që të ndikojnë dhe të realizohet sa më shpejtë ky One stop shop në vendkalimet kufitare dhe besoj që shumë shpejt do të bëhet dhe do instalohet. Pala kosovare është moti gati, presim anën e Maqedonisë së Veriut që nuk e di pse janë më të ngadalshëm. Besoj që shumë shpejt do të realizohet ky projekt dhe do të kemi një lehtësim të qarkullimit me Kosovën. Për informacion, do të jetë ndryshe nga ajo me Shqipërinë”, tha Qoku.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu