Qoku mesazh Selës: Eja tek VLEN! Vendi yt është në krahun tim, aq sa vendi im në krahun tënd

Këshilltar i Albin Kurtit – VV-së, Bekim Qoku tashmë pjesë e koalicionit opozitar – VLEN në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar ndaj deklaratës së Ziadin Selës së ASh-së, të dhënë në ClickPlus në TV21.

Qoku është ndalur te pjesa ku Sela futi në lojë dy opsione të ASh-së, t’i bashkohet ndonjërit bllok politik aktual ose të mos dalë fare në zgjedhje, pasi sipas Selës, tema e listave të përbashkëta dhe shkuarja në zgjedhje vetë, janë tema të ezauruarua.

Në këtë linjë, Qoku i bëri thirrje Selës që t’i bashkohet VLEN-it, madje ai edhe ia hap vendin krah tij, pasi siç thotë, ai nuk i takon Frontit Europian – “fotografisë së shëmtuar”.

“Miku im i vjetër, Ziadin Sela, e dëgjova sot deklaratën tënde, se je i detyruar të zgjidhësh mes dy blloqeve shqiptare.

Reagimi i Qokut në formë të integruar dhe pa ndërhyrje:

“I dashur Ziadin, nëse je aty ku ke qenë, me sinqeritet të plotë të ftoj të vish tek VLEN. Ti nuk i takoni asaj fotografie të turpshme që u shpërnda dje. Eja tek VLEN, do ta gjesh respektin e merituar dhe nderin e duhur. E them këtë ngaqë dua të të shoh si pjesë të fitores së madhe. Aq sa njihemi, mund të them se jam thellësisht i bindur që rruga e drejtë është ajo me ne. Unë e di se ka argumente për ta kritikuar këtë koalicion, por nuk mund të gjej asnjë që e përligj “Frontin” e Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Musa Xhaferit. Ti je mbrujtur nga lënda opozitare. Vendi yt është në krahun tim, aq sa vendi im në krahun tënd.

Të fala të sinqerta nga miku yt i vjetër, nga Bekimi i Vetëvendosjes, dhe nga VLEN!”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu