“Qiraxhi në shtëpinë tënde”, tetovarët të revoltuar me rritjen e çmimit të faturave për shërbimet komunale (VIDEO)

Kanë vijuar edhe sot ankesat e qytetarëve të Tetovës për marrjen e faturave të larta për shërbimet komunale (mbeturina, ujë, kanalizime, pastërti publike) nga ndërmarrja ‘Saubermacher’. Ata thonë se nuk është normale të merren fatura aq të larta dhe se ka shumë gabime në përllogaritje. Komuna e Tetovës sot ka pasur takim me ndërmarrjen ‘Saubermacher’, por nga komuna nuk tregojnë si do veprohet tutje me këtë kaos, paralajmëruan konferencë për shtyp për të hënën, shkruan Portalb.mk.

Faturat për muajin shkurt 2024 kanë nisur të lëshohen nga ndërmarrja ‘Saubermacher’, e cila me partneritet publiko-privat ka marrë përsipër menaxhimin e këtij aktiviteti, ndërsa Komuna e Tetovës në janar 2024 miratoi çmimore të re për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave, me çka përllogaritja bëhet për metër katrorë, ndryshoi edhe çmimorja për ujin.

Portalb.mk sot qëndroi para dyerve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” ku qytetarët shprehën ankesat e tyre për faturat e larta.

“Jam duke plasur, drejtë të të tregoj. Prej 5 euro më ka ardhur 20 euro e kusur, qiraxhi në shtëpinë time bëhem”, tha një qytetar.

“Po jo më shtrenjtë, me gabime janë. 30 ka qenë tani paguaj 80 për dy persona në shtëpi, është pak e komplikuar, do bëjmë ndonjë ankesë, tani edhe operatori qenka ndryshuar, për momentin është pak e tepërt”, theksoi një qytetar.

“Nuk na dëgjon askush neve, vetëm mund të ankohemi dhe kot. 1600 denarë (na ka ardhur fatura), 950 denarë (kemi paguar paraprakisht)”, u shpreh një qytetar.

“Kanë ardhur shumë më shtrenjtë jo pak, shumë më shtrenjtë. Duhet të shkoj deri në Pallçisht atje qenka baza për këto gjëra. Unë nuk banoj faktikisht aty, disa herë e kam paraqitur ata mi dërgojnë faturat. Duhet të shkoj në Pallçisht ta lajmëroj se nuk banoj në atë vend. Paraprakisht ka qenë 500 denarë tani është 1500”, nënvizoi një qytetar.

“Faturat janë rritur për trefish, tani bëmë një ankesë dhe na thanë se do të përmirësohet sepse duhet të shihet për metër kub. Shpresojmë se do përmirësohet. Paraprakisht kemi paguar 699 denarë tash kemi paguar 1200”, tha një qytetar.

“Mua nuk më ka ardhur ende, shkova ta marr më thanë se do të vijë me postë. Mendoj se është gabim por do ta rregullojnë, mendoj kjo është katastrofë”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Ka ardhur shumë, nuk kemi ne ujë shteti, ujin e kam sjellë vetë prej mali e shfrytëzoj. Këto faturat janë kot e kot, unë të legalizuar shtëpinë, pa mos ta sjellë ujin shteti, pa mos ti sjellë gjërat nuk mund t’i dërgojnë këto faturat. Më ka ardhur 1600 denarë”, theksoi një qytetar.

Për këtë problematikë, sot Komuna e Tetovës ka pasur takim me ndërmarrjen ‘Saubermacher’ ku janë diskutuar këto problematika.

Portalb.mk ishte në Komunën e Tetovës, ku kërkuam sqarim nga kryetari i komunës, Bilall Kasami, por ai na tha se të hënën do të dalin me konferencë për shtyp.

Ndërsa nga ndërmarrja ‘Saubermacher’ e cila lëshon faturat, paraprakisht kanë theksuar se ata vetëm bëjnë faturimin ndërsa se vendimet për çmimoret i sjell komuna dhe se të dhënat e përllogaritura në fatura janë të marra nga komuna.

Kujtojmë që Komuna e Tetovës me 10 nëntor 2023 nënshkroi marrëveshje për partneritet publiko-privat me kompaninë sllovene të grupacionit “Saubermaher” menaxhimin e mbeturinave në Tetovë.
https://youtu.be/JJrQVOMIeqs

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm. Nga erdhi kjo rënie?

Ari arriti një rekord të ri të enjten në 5600 dollarë për ons. Argjendi tregtohej me 120 dollarë për ons. Papritmas, çmimet e metaleve...

Nga 67 mijë euro të taksapaguesve, në ‘thërrime’: Audi luksoz i Merkos shitet për çmimin e një veture të përdorur!

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”

Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të...

“Safe City” në Gjykatën Kushtetuese me iniciativë të Ziadin Selës – Mickoski: Vendimi i tyre do të jetë final!

Në ditën kur edhe zyrtarisht ka nisur zbatimi i sistemit “Safe City”, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se fati i tij do të varet nga...

10 vjeçarja nga Gllumova plagoset nga plumbi qorr

Një vajzë 10-vjeçare nga fshati Gllumovë i Shkupit u lëndua dje nga një plumb qorr, përcjell TV21. Në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, ku u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu