Qeveria ka përcaktuar produktet për “shportën e vitit të ri”

Kryeminstri i vendit, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se tashmë janë përcaktuar produktet që do të përfshihen në shportën e Vitit të Ri. Sipas tij, shporta e vjeshtës ka dhënë rezultate. Qytetarët mund t’i ndjejnë efektet, ndërsa këtë e konfirmojnë edhe numrat. Ai më tej shtoi se inflacioni është ulur për një përqindë, ndërsa me këtë qytetarët sipas Mickoskit, do të kursejnë 1300 denarë. Mickoski sqaroi se është realizuar komunikim me odat, është përcaktuar lista e produkteve e artikujve para Vitit të Ri, ndërsa janë përcaktuar edhe çmimet.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Punojmë dhe kjo shihet nga raportet e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave. Më vjen keq që u kritikua nga opozita, por numrat janë të pamëshirshme. Efektet nga masa qytetarët mund t’i ndjejnë dhe shihet në numrat, tetori ka ulje, nuk ka më inflacion, por ka deflacion prej -0,7 dhe ka qenë 0,3 për qind në shtator në krahasim me gushtin. Tani kemi një për qind më pak, që është një kursim prej 1.000 deri në 1.300 denarë, por kjo nuk mjafton, do të vazhdojmë të punojmë”.

Mickoski tha se ata si qeveri nuk mund të bëjnë gjithçka menjëherë dhe brenda natës, por siç tha, është e rëndësishme të shihet që po punojnë. Qytetarët të kuptojnë se ka një brez politikanë që duan të punojnë, për muajin e pestë po bëjmë gjithçka për të bërë që jeta e qytetarët të jetë më e mirë”, theksoi më tej Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu