Qalaj: PDK-ja do ta udhëheqë vendin, do të ndalet ikja e të rinjve jashtë vendit

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Qalaj tha se me qeverisjen e PDK-së do ndalet edhe largimi i të rinjve nga Kosova.

“Jemi të bindur që do ketë ndryshim, jemi të bindur që PDK do ta udhëheq vendin. Jemi të bindur se do ketë qeverisje që do sjellë qytetarëve një jetë më të mirë. Do ndalet Ajo që po na brengos më së shumti, dalja jashtë e të rinjve tanë, të cilët po I lënë lagjet, fshatrat e qytetet bosh”, tha ai në “Five” të TV Dukagjinit. Ai theksoi se PDK nuk planifikon të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor.

“Nuk mendoj që do bëjmë koalicion parazgjedhor, s’do ishte e shëndetshme, është mendimi im personal. Edhe kryetari I partisë ka thënë se do shkojmë vetëm”, ka thënë ai. Kurse pas zgjedhjeve tha ai se nuk dihet, por “shpresojmë që do kemi numrin e mjaftueshme të deputetëve që të qeverisim”. /GazetaSinjali/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu