“Putin mund të godasë Ballkanin”, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve: Ta ndalim!

“Nëse nuk ndalojmë Putin, ai mund të godasë Ballkanin Perëndimor”. Paralajmërimi erdhi nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson, i cili njoftoi se ky institucioni do të votojë për ndihmën e shumëkërkuar për Ukrainën. Kreu republikan deklaroi se nuk përjashtohet mundësia se presidenti rus t’i drejtohet vendeve europiane por edhe aleatëve të NATO-s.

“Unë mendoj se Vladimir Putin do të vazhdonte të marshonte nëpër Europë, nëse do të lejohej. Mendoj se më pas ai mund të shkojë në Ballkanin perëndimor. Ai mund të ketë një përballje me Poloninë ose një nga aleatët tanë të NATO-s”, tha ai. Ai deklaroi se është i gatshëm të miratoi ndihma për Kievi, por jo për të dërguar trupa për të luftuar të krah të ushtarëve ukrainas.

“Për ta thënë troç, unë do të dërgoja më mirë “plumba” në Ukrainë se djemtë amerikanë. Djali im do të fillojë në akademinë e Marinës këtë vjeshtë. Ky është një ushtrim me zjarr të drejtpërdrejtë për mua ashtu si është për shumë familje amerikane’, theksoi ai.

Projektligji i sigurisë në vlerë prej më shumë se 95 miliardë dollarësh, përfshinë 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Ndihma u miratua nga senati në shkurt. Por, Johnson nuk kishte vendosur që të hidhte në votim ndihmën deri më tani, për shkak të kundërshtimeve nga ligjvënësit e krahut të djathtë. Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Kongresit që të miratojë me shpejtësi projektligjin. /abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Medai Shaholli: Me Mickon përpara!

Me Mickon përpara! Ky është premieri më i "zgjuar" "Severnës" me eskortën e tij prej komitëve bashkë me titistët e rinj nga ZNAM-i e VREDI,...

PDSH si opsion për hyrje në Qeveri me një zvministër dhe disa drejtori?!

Burime qeveritare bëjnë të ditur për INA se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është opsion për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Nga partia e Menduh Thaçit...

Kthehet kaosi me transportin publik në Shkup, autobusët privatë s’janë në qarkullim

Që nga orët e mëngjesit mijëra qytetarë kanë mbetur rrugëve të Shkupit në pritje të transportuesve privat në temperatura mbi 34 gradë celsius. Siç...

Garip Kaba: Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba, ka publikuar një mesazh të ashpër ndaj pushtetit aktual, duke theksuar se padrejtësitë ndaj shqiptarëve do të...

Blerim Bexheti: VLEN po hesht, pushteti po ikën nga duart!

Sekretari organizativ dhe deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti përmes një postimi ka akuzuar qeverisjen VLEN se po hesht rreth ndryshimeve në Ligjin për menaxhim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu