Putin kërcënon Macron-in: Trupat që do çosh në Ukrainë do vuajnë njësoj si ushtria e Napoleonit

Aleatët e presidentit rus Vladimir Putin të mërkurën paralajmëruan presidentin francez Emmanuel Macron se çdo trupë që ai dërgon në Ukrainë do të ketë të njëjtin fat si Ushtria e Madhe e Napoleon Bonapartit, e cila në 1812 përfundoi me vdekje dhe disfatë.

Macron hapi derën të hënën për vendet evropiane që dërgonin trupa në Ukrainë, megjithëse ai paralajmëroi se nuk kishte konsensus në këtë fazë.

Komentet e tij bënë që një mori vendesh të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, të thonë se nuk kishin plane të tilla, ndërsa Kremlini paralajmëroi se konflikti midis Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA do të ishte i pashmangshëm nëse anëtarët evropianë të NATO-s dërgonin trupat për të luftuar në Ukrainë.

Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës së Shtetit, i dhomës së ulët të parlamentit rus dhe një aleat i ngushtë i Putinit, tha se Macron dukej se e shihte veten si Napoleon dhe e paralajmëroi atë të mos ndiqte gjurmët e perandorit francez.

“Për të ruajtur pushtetin e tij personal, Macron nuk mund të mendoje asgjë më të mirë sesa të ndezë një luftë të tretë botërore. Iniciativat e tij po bëhen të rrezikshme për qytetarët e Francës,” tha Volodin në llogarine e tij zyrtare të mediave sociale.

“Përpara se të bënte deklarata të tilla, do të ishte e drejtë që Macron të kujtonte përfundimin për Napoleonin dhe ushtarët e tij, më shumë se 600,000 prej të cilëve mbetën të shtrirë në tokë të lagësht”.

Pushtimi i Napoleonit në 1812 bëri përparim të shpejtë fillimisht dhe pushtoi Moskën. Por taktikat ruse e detyruan Grande Armee-n e tij në një tërheqje të gjatë dhe qindra mijëra njerëz të tij vdiqën si pasojë e sëmundjeve, urisë dhe të ftohtit.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të keqe në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 dhe Putin, i cili kontrollon arsenalin më të madh bërthamor në botë, ka paralajmëruar për rreziqet e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.

Ish-presidenti Dmitry Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se Macron kishte iluzione të rrezikshme madhështie dhe shtoi se deklarata e tij ishte një shembull se sa i mangët ishte bërë mendimi politik perëndimor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu