Punëtori i RTK-së dyshohet se ia theu hundën kamerierit pasi ia vonoi kafenë

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një përleshje që ndodhi në bufenë e RTK-së, që dyshohet se eskaloi pas një mosmarrëveshje momentale mes një punëtori të televizionit dhe një kamerieri. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia tashmë, ndërkohë që është zbuluar se kush është i dyshuari.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari që u përfshi në rrahje është Mirsad Bajraktari, inxhinier i Teknikës, ndaj të cilit është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Bajraktari po dyshohet se u kap me viktimën duke e akuzuar se ia kishte vonuar porosinë (një kafe) dhe aty ka nisur përleshja brutale, ku për pasojë i ka shkaktuar frakturë në hundë.

Nga Policia e kanë konfirmuar incidentin për Sinjalin dhe kanë bërë me dije se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në një bufe në rrugën Xhemajl Prishtina, ku kanë qenë të përfshirë dy persona. Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Pas përfundimit të intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48h” – thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe drejtorin Rilind Gërvalla, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu