Publikimi i audio-incizimit të Kusarit me Radojçiq, Kica: Nuk e kanë problemin e koordinimit me Listen Serbe, e kanë me ZBULIMIN se po koordinohen

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi tjetër që u publikua sot në media ku ajo dëgjohet duke folur me Milan Radojçiq, i akuzuar kryesor për rastin Banjska dhe të sanksionuarin e ShBA’së.

Në audio-incizim, dëgjohet se ata diskutojnë për Ligjin për Pagën Minimale dhe zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Kica-Xhelili ka përmendur sulmet e pushtetit ndaj Kushtetueses, duke thënë se “me Listën Serbe e paskan koordinuar kush zgjedhet gjyqtar e kush jo.”.

“Këta nuk e kanë problemin e koordinimit me Listen Serbe, e kanë me ZBULIMIN se po koordinohen. Koordinohen me ta për veteran, për pagë minimale, për gjyqtarë të Kushtetueses e kushedi çka tjetër që nuk është inçizuar. Kosova e njerëzit e saj të mirë nuk meritojnë kaq shumë manipulim e gënjeshtra. Për besë nuk e kemi luksin t’i vrajmë ëndrrat tona kaq brutalisht”, ka shkruar tutje Kica-Xhelili.

Në fund, Kica-Xhelili ka thënë se Kosova e meriton “një lider si Lumir Abdixhiku”.

“Kosova e meriton një lider që ka tjetër vizion. Një që njihet që e mban fjalën, pavarësisht vështirësive. Një lider si Lumir Abdixhiku që nuk e fokuson krejt punën në kalkulime manovrash e brohoritjesh elektorale. Lider që i sheh qytetarët si bashkërrugëtues, e jo analfabetë. Një që ka ide të SAKTA zhvillimore, e që shpon përtej ambicieve të varfra që i ka instaluar kjo qeveri në mendjet e secilit”, thuhet në postimin e saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës. Në raportin policor...

Stine nuk e përballon dot Big Brother-in, përfundimisht lë shtëpinë

Stine ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother, pasi nuk arriti ta përballojë më presionin e lojës. Vendimi i tij erdhi...

Zbulohet doktrina ushtarake daneze për Groenlandën: Do të qëllojmë të parët në rast pushtimi

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

🚨E funid: SHBA🇺🇸 po rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme me lëvizje që duken si përgatitje për operacione ndaj Iranit🇮🇷 ndërsa Irani...

Rriten ndjeshëm lëvizjet ushtarake të SHBA drejt Lindjes së Mesme, Irani në gatishmëri ajrore Lëvizjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara drejt Lindjes së Mesme janë...

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu