PThP: Në Onkologji, jepeshin ilaçe të shtrenjta një ditë para vdekjes së pacientëve

Pas pesë muajsh parahetim, çështja “Onkologjia” kalon nga sot në një fazë më lart – procedurë hetimore – pas arrestimit të djeshëm të të dyshuarve. Të dyshuar në këtë rast, siç informuan në konferencën e sotme për media kreu i Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavril Bubevski dhe prokurorja Ana Gogovska-Jakimovska, janë gjithsej pesë persona. Bëhet fjalë për ish-mjekun dhe ish-drejtorin organizativ të Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, si dhe për tre mjekë onkologë, transmeton Portalb.mk.

Ndonëse nuk përmenden emra, sipas periudhës kur ka qenë drejtor mjekësor dhe kur janë kryer veprat për të cilat akuzohet, i dyshuari kryesor është ish-drejtori mjekësor i Onkologjisë, Nino Vasev.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, ai akuzohet për shtatë vepra penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe një vepër penale të mashtrimit në shërbim. Edhe drejtori organizativ dyshohet për mashtrim në shërbim.

Të tre mjekët dyshohen për të njëjtin krim, por për ndihmë. Prokurorisë Publike Shkup në Gjykatën Themelore Penale i është dorëzuar propozim për caktimin e masave paraprake ndaj ish-drejtorit mjekësor dhe atij organizativ, me të cilat kërkohet që t’u konfiskohet pasaporta dhe t’u ndalohet të largohen nga vendbanimi, ndërsa ish-drejtori mjekësor të largohet nga vendi i punës.

Prokuroria nuk ka kërkuar asnjë masë për të siguruar praninë e tre mjekëve onkologë pasi dyshohet se kanë ndihmuar.

Sipas provave të mbledhura nga Prokuroria gjatë procedurës para hetimore, veprat për të cilat dy ish-drejtorët dyshohen, janë kryer në periudhën 2017-2022.

Më pas, siç informoi prokurorja Gogovska-Jakimovska, drejtorët e dyshuar kanë blerë barna në revers, pa pëlqimin e Fondit për sigurim shëndetësor dhe pa procedurë të prokurimit publik. Në atë mënyrë u krijua një tepricë e barnave, për të cilat nuk mbaheshin evidenca.

Pacientëve, në kundërshtim me protokollet e trajtimit, u është përshkruar terapi me mospërputhje në dozën e barnave dhe kohën e aplikimit, gjegjësisht në emër të tyre janë lëshuar barna të tepërta. Përveç kësaj, siç u tha në konferencë, terapi e shtrenjtë e gjeneratës së fundit, pacientëve u ishte përshkruar një ditë para se të vdisnin.

Aksionet e ndërmarra në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji kanë qenë dje në fokus të opinionit.

Pas njoftimit në një pjesë të mediave se ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë Nino Vasev është arrestuar, nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmuan se me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime dhe se të gjitha informacionet e tjera janë jozyrtare.

Drejtori organizativ i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, Halid Matoshi, dje në një deklaratë për media ka konfirmuar se nga Klinika janë ndaluar tre persona, mes tyre edhe ish-drejtori, Nino Vasev. Për dy të tjerët, Matoshi thotë se njëri është mjek onkolog dhe tjetri punonjës.

E drejtoresha e Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Violeta Klisarova, ka konfirmuar se dje nga Klinika e tyre janë ndaluar tre persona.

Ajo që ajo konfirmoi është se Klinika universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë po funksionon normalisht.

Rasti “Onkologjia” u zbulua pasi e përjavshmja “Fokus” vitin e kaluar publikoi një sërë artikujsh për ekzistencën e një rrjeti të përpunuar biznesi kriminal për rishitjen e barnave të shtrenjta – citostatikëve. Në rrjet dyshohet se janë përfshirë disa mjekë dhe personel mjekësor të Klinikës.

Më pas, Prokuroria Publike konfirmoi se në Klinikë ka pasur një aksion dhe në të janë mbledhur prova në kuadër të procedurës para hetimore dhe janë bërë kontrolle në dy banesa private, gjatë të cilave janë konfiskuar kompjuterët dhe dokumentacioni i konfiskuar.

Për rastin “Onkologjia” vitin e kaluar pati disa protesta që nisën masivisht, me daljen e një numri të madh të qytetarëve, por me çdo protestë të radhës numri i tyre sa vinte e zvogëlohej.

Në fund të shtatorit, Kuvendi themeloi Komisionin Hetimor që duhej të përcaktonte përgjegjësinë politike për skandalin me Klinikën për Onkologji dhe Radioterapi. Para Komisionit Hetimor janë deklaruar ish-ministra të shëndetësisë, drejtorë aktualë dhe ish-drejtorë të Klinikës së Onkologjisë, drejtorë të Fondit të Shëndetësisë, si dhe drejtorë të institucioneve të tjera.

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Rashela Mizrahi, përgjegjësinë politike e vendos te ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ish-drejtorët e Onkologjisë, Nikolla Vasev dhe Nehat Nuhi, ish-drejtoresha e IShSSh-së, Irina Sotirova-Buhova, si dhe ish-drejtorët e Fondit për Shëndetësi, Stevo Krstevski dhe Faton Ahmeti.

Prokuroria Publike në shtator të vitit të kaluar ka ngritur padi për përvetësim ndaj infermieres nga Klinika e Onkologjisë e cila ka vjedhur citostatikë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zejdi: Fronti Europian do të rritet në zgjedhje lokale! Lëvizja Populli, ndër faktorët kryesorë në Studeniçan

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd, pjesë e Frontit Europian, në një dalje për media në Kuvend, theksoi se Fronti Europian do të...

A është Arben Taravari “kali i Trojës” brenda Frontit Evropian?

A është Arben Taravari “kali i Trojës” brenda Frontit Evropian? Lëvizjet politike të Arben Taravarit gjatë viteve të fundit kanë ngjallur pikëpyetje serioze për qëllimet...

Sulme iraniane shkaktojnë dëme në infrastrukturën energjetike të Izraelit

📍 Sulme iraniane shkaktojnë dëme në infrastrukturën energjetike të Izraelit Sulmet e fundit iraniane kanë goditur infrastrukturën energjetike në Izraelin qendror, duke shkaktuar dëme në...

Rezart Veleshnja: Kapa dy aktorët e njohur të Portokallisë duke bërë s**s…Do prishja familje po të tregoja

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një interviste në emisionin “Andale”, i cili transmetohet në Vizion...

Izraeli thotë se Irani ka qëlluar me 370 raketa balistike e qindra dronë drejt Izraelit brenda disa ditësh

“Irani ka qëlluar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit”- u tha nga zyra e kryeministrit izraelit. Deri të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu