Pse komandanti ukrainas tërhoqi trupat nga fushëbeteja ‘kryesore’ e luftës me Rusinë!

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor i rrethuar i Avdiivkas.

Tërheqja e trupave u bë e ditur pasi Ukraina po përballet me mungesë të municioneve shkaku i bllokimit nga Kongresi amerikan, i cili nuk po miraton projektigjin që parasheh ndihma ushtarake për Kievin.
Gjenerali Oleksandr Syrsky, i cili mori drejtimin e ushtrisë ukrainase pas ndryshimeve të mëdha javën e kaluar, tha se forcat që drejton ishin kthyer në pozicione më të sigurta jashtë qytetit, raporton skynews.
“Vendosa të tërhiqja njësitë tona dhe të kaloj në mbrojtje. Kjo po bëhet për të shmangur rrethimin dhe për të ruajtur jetën dhe shëndetin e ushtarakëve”, tha ai.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte thënë të enjten se Avdiivka rrezikonte të binte në duart e forcave ruse për shkak të mungesës së municioneve dhe refuzimit të republikanëve për të miratuar ndihmat në Capitol Hill.

Avdiivka është çelësi kryesor i Rusisë për të siguruar kontrollin e plotë në dy provinca që përbëjnë rajonin industrial lindor të Donbasit dhe mund t’i japë presidentit rus, Vladimir Putinit një fitore para zgjedhjeve presidenciale në muajin e ardhshëm.
https://x.com/visegrad24/status/1758795143421829459?s=46

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Veterani i UÇK-së bëhet Kampion Shtetëror në Bodybuilding në Maqedoni

Shkup – Një histori e jashtëzakonshme force dhe qëndrese: një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili humbi njërën këmbë gjatë luftës së...

VLEN në Vrapçisht injoron apelin e Avokatit të Popullit për mos­përdorimin e fëmijëve në fushatë

Avokati i Popullit ka bërë apel publik që fëmijët të mbrohen nga çdo formë e abuzimit politik gjatë fushatave zgjedhore. Megjithatë, vetëm pak orë...

Angelina Jolie: “E dua vendin tim, por sot nuk e njoh më Amerikën”

Në një kthesë të re të jetës së saj, aktorja dhe regjisorja e njohur po përgatitet të lërë përfundimisht Shtetet e Bashkuara pas përfundimit...

Izraeli nis transferimin e të burgosurve përpara lirimit

Izraeli ka filluar transferimin e të burgosurve në dy burgje përpara lirimit të tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e hartuar...

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu