Protestojnë sërish banorët, kundërshtojnë ndërtimin e bazës së asfaltit në Vizbeg

Protesta е banorëve e nisur më herët në zonën e Vizbegut kundër ndërtimit të bazës së asfaltit po vazhdon ende. Gjatë ditës së sotshme banorët kanë bllokuar rrugën bashkë me mjetet e ndërtimit të cilët kishin ardhur për të vazhduar ndërtimin e bazës së asfaltit, duke mos i lënë të dalin nga zona për të cilën kishin ardhur. Banorët e zonës së Vizbegut theksuan se vendimi i ndërtimit është një cenim i shëndetit të tyre.

Banori i zonës së Vizbegut, Emin Gaxha, ka shprehur reagimet e tij edhe ndaj drejtorit të Institucionit për Еkologji, Hisen Xhemaili ,duke thënë se cila ka qenë ideja e tij derisa ka dhënë vendimin e këtij ndërtimi duke e ditur që ka banorë dhe fabrika të cilët janë afër kësaj zone.

EMIN GAXHA, BANOR
“Këtë rrugë këtu e ka zaptu që është e shtetit ku kanali, mos dhasht Zoti me ra ndonjë shi bohet sikur si u bo në Hasanbeg e njëjta na ndodh edhe neve. Por kur e ka dhanë lejen a e ka parë ku po e jep lejën, ai po më duket as nuk ka ardh këtu. Këtu janë familje, 1000 familje këtu jetojnë, marrin rrogë punojnë edhe rrisin fëmijë e familje”.

Edhe një banor tjetër, Hasan Bajrami, theksoi se nuk kanë lejuar dhe do të lejojnë ndërtimin e bazës së asfaltit për shkak të dëmtimin të shëndetit të banorëve.

Protesta e cila ka filluar ditë më parë do të vazhdonë edhe ditëve të tjera derisa autoritetet shtetërore të ndërpresin ndërtimin e bazës së asfaltit. Banorët thanë që ka kaluar afër 1 muaj që janë duke protestuar mirëpo nuk është marrë asnjë masë për ndalimin e ndërtimit, e për këtë ata thanë se po përgatitën të protestojnë edhe tek vendi ku është dhënë nënshkrimi i këtij ndërtimi. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN: Një Zë për fitoren e 2 nëntorit!

Fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një...

Shaholli: Vota për komitët, janë vota për nënshtrim!

Çdo votë nga vredistët dhe jo vetëm në ditën e votimit, të kryqëzuar për komitët është votë për nënshtrim dhe vasalitet, denigrim dhe...

Kur liderët e VLEN-it e braktisën, shokët i dalën në krah, Ahmeti: Haqim Ramadani mbetet njeriu që ruan dinjitetin për Bervenicën!

Kur të gjithë e braktisën, nga lideri i LD-së Izet Mexhiti e deri te ai i Tetovës Bilall Kasami, populli po reshtohet pas tij....

Strugë- VMRO do të marrë 60% të pozitave në komunë, në proporcion me votat e dhëna!

Sipas burimeve të brendshme brenda koalicionit VLEN, në rast të fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë, VMRO-DPMNE do të marrë...

Xhevdet Jashari i reagon ashpër Adnan Azizit: “Me ndihmën e Mickovskit do ta ktheni Gostivarin?! Hajde ta shohim!”

Pas deklaratës të Adnan Azizi nga koalicioni VLEN, i cili u shpreh se “me ndihmën e qeverisë do ta kthejmë komunën e Gostivarit tek...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu