Protestë para Bashkisë së Tiranës, hidhet sërish molotov

Këtë të martë është zhvilluar një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës. Disa prej protestuesve kanë hedhur molotov, kapsolla e tymuese në drejtim të godinës. Po ashtu në drejtim të bashkisë janë hedhur edhe vezë e sende të tjera. Disa prej protestuesve nga ana tjetër hoqën rrethimin metalik të vendosur nga forcat e policisë.

“Për çfarë arsye vendos skafandër? Jemi 3 këshilltarë duam të shkojmë në vendin e punës. Situatë e përsëritur për të 5 javë”, tha Dorian Teliti, i cili është këshilltar në Bashkinë e Tiranës. Kjo është protesta e disatë që zhvillohet para bashkisë. Ato janë thirrur nga përfaqësuesit e “Aleancës për Teatrin” dhe opozita duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo për shkak se disa nga ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës janë vënë në pranga nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.

Protesta e sotme ishte paralajmëruar edhe nga policia e cila ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit. Për këtë arsye deri në përfundim të protestës është bllokuar përkohësisht qarkullimi i makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: SHBA ka goditur tri objekte bërthamore në Iran

Trump tha se SHBA ka goditur me bomba tri objekte bërthamore në Iran – Fordow, Natanz dhe Esfahan – në mbështetje të sulmeve izraelite...

LAJME TË FUNDIT: AMERIKA BOMBARDON 3 VENDET BËRTHAMORE IRANIANE

Zyrtarët iranianë konfirmuan se mbrojtja ajrore u aktivizua në Isfahan, Kashan dhe Qom për t'iu përgjigjur objektivave armiqësore. Shpërthime u dëgjuan pranë vendeve bërthamore...

A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë?” – Hoxhë Sadullah Bajrami i drejtohet VLEN-it

Hoxhë Sadullah Bajrami, një nga zërat kritikë të kohëve të fundit, ka shpërthyer në një letër të hapur drejtuar përfaqësuesve të koalicionit VLEN, duke...

Shaholli: Drita e kuqe e kalemxhinjve!

Drita e kuqe e kalemxhinjve! Në "državën Severna" ka kalemxhinj që nuk u lejohet nga mëma parti të shkruajnë atë që mendojnë apo atë që...

Hakan Fidan, me gjuhën e një lideri musliman

Turqia ka nisur një përpjekje për të bashkuar botën e përçarë islame, sidomos atë në Lindjen e Mesme, për t’i bërë ballë një Izraeli...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu