Protestë kundër Tesla-s në Gjermani – Qindra protestues kundërshtojnë zgjerimin e fabrikës

Qindra protestues kundërshtuan zgjerimin e një fabrike Tesla pranë Berlinit, me disa prej tyre u përpoqën të sulmonin objektin e prodhimit të automjeteve elektrike. Siç shihet edhe në pamje, demostruesit me kapele dhe maska blu u përfshinë në përplasje të dhunshme fizike me efektivat e policisë, të cilët përdorën spraj lotsjellës për të zmbrapsur turmën, teksa janë raportuar disa të lënduar dhe të tjerë kanë rënë në pranga.

Autoritetet shtuan se janë dëmtuar me bojë dhe mjete piroteknike disa makina të markës që ndodheshin aty pranë. Organizatorët argumentojnë se zgjerimi do të dëmtonte mjedisin, pasi përdoret sasi e mëdha litiumi, që është një burim kyç për bateritë e automjeteve elektrike.
Protestuesit e kanë nisur aksionin që në shkurt, kur qyteti ku ndodhet fabrika votoi kundër planeve në një referendum që nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm. Që atëherë u vendosën në një kamp pranë godinës.

I njëjti objekt u mbyll për një javë në mars, pasi iu ndërpre energjia për shkak të një zjarrvënie. Një grup demonstruesish morën përgjegjësinë mbi ngjarjen duke bërë thirrje për shkatërrim të plotë të gjithë kompanisë. Tesla deklaroi në të kësaj jave tha se do ta mbyllte fabrikën për një ditë të premten, por pa specifikuar arsyet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Struga mora da se zeme” Mickoski i prerë me strukturat e vmro-së në Strugë: jemi afer qellimit

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një vizitë intensive në Strugë në mbështetje të kandidatit të partisë për kryetar komune, Mendi...

Blerim Latifi ia jep meritat Izraelit për njohjen e Kosovës nga Siria: “Krejt tregimet e tjera, dokrra hini”

Profesori universitar i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, vlerëson se njohja e Kosovës nga Siria është rezultat i veprimeve të Izraelit në Lindjen...

Maqedonia, kundër 165 vendeve në OKB, votoi kundër dënimit të embargos ekonomike të SHBA-së kundër Kubës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar embargon ekonomike 33-vjeçare të SHBA-së ndaj Kubës. 165 vende votuan pro, me...

Xhevdet Jashari shpërthen ndaj Zeqirija Ibrahimit: “Unë mund të të DH* në Etikë, por kurrë në ETNI!

Një deklaratë e Zeqirija Ibrahimit ka nxitur reagimin e ashpër të artistit të njohur Xhevdet Xhevdo Jashari. Ibrahimi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka...

Kryetari i LGBT falenderon Bilall Kasamin për punësimin e aktivistëve të LGBT

Në rrjetet sociale është hapur debat për mënyrën e punësimeve në komunën e Tetovës. Disa përdorues i kanë krahasuar zhvillimet aktuale me periudha të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu