Izraeli bllokon hyrjen e ndihmave në Gazë, trysni Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim

Izraeli ndaloi të dielën hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi për “pasoja shtesë” nëse Hamasi nuk pranon një propozim të ri për zgjatjen e një armëpushimi të brishtë.

Hamasi e akuzoi Izraelin se po përpiqej të prishte marrëveshjen ekzistuese të armëpushimit dhe se vendimi i tij për të ndërprerë ndihmën ishte “një krim lufte dhe një goditje e hapur” ndaj armëpushimit, i cili nisi në janar, pas më shumë se një viti negociatash. Palët nuk kanë thënë nëse armëpushimi kishte përfunduar.

Faza e parë e armëpushimit, e cila përfshinte rritje të ndihmës humanitare, skadoi të shtunën. Të dy palët duhet të negociojnë fazën e dytë, gjatë së cilës Hamasi do të duhej të lironte dhjetëra pengje të mbetura në këmbim të tërheqjes izraelite dhe një armëpushimi të qëndrueshëm.

Egjipti, i cili ka shërbyer si një ndërmjetësues kyç mes Izraelit dhe Hamasit, dënoi bllokimin e hyrjes së ndihmave dhe akuzoi Izraelin për përdorim të “urisë si armë lufte”.

Ministri i Jashtëm Badr Abdelatty bëri thirrje për zbatimin e menjëhershëm të fazës së dytë të marrëveshjes ekzistuese të armëpushimit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sipas marrëveshjeve ekzistuese Izraeli mund të rifillojë luftimet pas fazës së parë nëse beson se negociatat nuk janë të dobishme.

Ai tha se armëpushimi do të vazhdojë vetëm nëse Hamasi vazhdon të lirojë pengjet. Ai tha se Izraeli ishte “plotësisht i koordinuar” me administratën e Presidentit Donald Trump./VOA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu