Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore. Këtë e ka bërë të ditur, zëvendëskryeprokurori i kësaj Prokurorie, Valdet Gashi, derisa po prezantonte raportin vjetor të punës së PSRK-së, në mbledhjen e 261-të e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Anëtari i KPK-së, Arian Gashi, pyeti se pse ka një disbalancë mes lëndëve të kryera te disa prokurorë, duke thënë se disa prej tyre kanë kryer vetëm gjysmën e lëndëve që kanë në punë, e disa prej tyre dyfishin e tyre, duke qenë se PSRK-së iu kanë shtuar 9 prokurorë të rinj.

Për këtë, zv/kryeprokurori Gashi u përgjigj duke thënë se prokurorët e rijn kanë filluar punën në qershor të vitit të kaluar dhe janë angazhuar me hetimin e kontratave njëburimore.

Sipas tij, po hetohen 1 mijë e 600 kontrata njëburimore për të cilat tha se nuk ka informacione dhe duhet të analizohen, për çka tha se janë aktivizuar dhe janë duke pritur informata nga Policia.

Ai ka thënë se këto raste kanë krijuar këtë disbalancë mes prokurorëve.

Gashi bëri të ditur se Prokuroria Speciale, më 2024 ka bartur 1 mijë e 757 lëndë nga viti 2023, dhe janë pranuar 489 lëndë të reja. Ai tha se më 2024 janë zgjedhur 288 lëndë, apo 58.9 % e lëndëve të pranuara.

Gashi tha se më 2023 puna e kryerjes është më e lartë, por në 2024 janë ballafaquar me sfida, siç është ndryshimi i ligjit për PSRK-në, siç ka vendosur edhe disa pozita për zyrtarë që më herët kanë qenë në Themelore.

Ushtruesi i detyrës se Kryeprokurori të Shtetit, Besim Kelemendi, tha se në këtë raport mungojnë të dhëna për përqindjen e normës se kryer nga prokurorët. Ai shtoi se e përgëzon PSRK-në për punën, por foli për efikasitetin e prokurorëve të ri, për çka tha se mund të jetë më i mirë duke sugjeruar të mbahen diskutime me këta prokurorë.

Gashi tha se beson që prokurorët do të tregojnë efikasitet më 2025-ën.

Zv/kryeprokurori u pyet edhe nëse ka aktakuza për shpëlarje të parave, për të çka tha se ka aktakuza dhe aktgjykime dënuese, por aktualisht nuk janë në raport por mund të plotësohet. Ai foli edhe për ligjin për kompetencat e zgjeruara, ku tha se aplikohet në gjithë ato raste ku vlerësohet.

Në lidhje me pushimet e hetimeve në rastet kur të përfshirë janë ministra të Qeverisë aktuale, Gashi tha se për ta janë të parëndësishëm emrat, dhe se rastet trajtohen në mënyrë të paanshme, duke shtuar se kjo përgjigje është dhënë nga Kryeprokurori Blerim Isufaj pasi i është parashtruar pyetja në konferencën vjetore.

Me rekomandim që të plotësohet raporti brenda një jave me raportet plotësuese dhe punën e gjithë prokurorëve, me 10 vota për u aprovua Raporti i Punës se Prokurorisë Speciale. /BetimiprDrejtësi

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Normalizim me Izraelin? Princi i Kurorës Saudite ka plane shumë më të mëdha

Jemi në vitin 2006. Kulla Al Faisaliah, një qiellgërvishtës madhështor në zonën plot gjallëri të biznesit në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riyadh. Karen Elliott House, një...

Hasim Memishi Sopi tallet me Bujar Osmanin: 20 vjet me xhama të zi, s’i keni parë gropat

Aktori Hasim Memishi Sopi ka reaguar me ironi ndaj videos së fundit të ish-ministrit të BDI-së dhe kandidatit për kryetar të Çairit, Bujar Osmani,...

Rriten tensionet brenda VLEN-it – Alternativa kërkon komuna, për të marr drejtori!

Shkup, 29 korrik 2025 – Tensionet mes partive partnere brenda koalicionit VLEN kanë arritur pikën më të lartë ditëve të fundit, sipas burimeve të...

Brukseli reagon për pasivizimin e adresave: Komisionerja Marta Kos i përgjigjet Shaip Kamberit

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se ka marrë një përgjigje zyrtare nga Komisionerja për Zgjerim të Bashkimit...

Deputeti i qeverisë Bekim Qoku shpërthen ndaj VLEN: Asnjë shqiptar në SPB Ohër – turp dhe papërgjegjësi totale!

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe pjesë e shumicës qeverisëse, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër pas publikimit të një fotografie nga vizita...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu