Prokuroria Speciale e Kosovës dhe SPAK-u në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore të përbërë nga prokurorë të të dyja prokurorive.Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj dhe kreu u SPAK-ut, Altin Dumani.Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se në takim u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimit dhe efikasitetit në luftën kundër krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit në dy vendet.“Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në mes të dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve” – thuhet mes tjerash në komunikatë.Dy të parët e Prokurorive respektive e vlerësuan të rëndësishme këtë marrëveshje duke thënë se është hap drejt përmirësimit të sigurisë e sundimit të ligjit si dhe ndërtim i një partneriteti të fortë mes këtyre dy institucioneve.