Prokuroria për bastisjet e djeshme/ Hetohen 14 persona – 10 persona në paraburgim, tre janë në arrati!

Prokuroria Publike Themelore ka dalë me njoftim për bastisjet e djeshme ku u arrestua njëri nga pjesëtarët e një grupi kriminel – Rade Trajkovski Shteklli, transmeton TV21.

Bëhet e ditur se nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, në rajonin e qytetit të Shkupit janë realizuar një sërë bastisjesh në 20 vende në Shkup dhe një në Gjevgjeli.

Gjithashtu njoftohet se gjatë bastisjeve janë gjetur dhe marrë disa pajisje që lidhen me shitjen ilegale të drogës dhe substancave narkotike.

“Nga liria janë privuar 10 persona, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë anëtarë të grupit kriminel, i cili për një periudhë të gjatë kohore ka kryer vepra penale në fushën e tregtisë së palejuar me drogë dhe me lëndë narkotike. Të dyshuarit – anëtarët të grupit kriminel, kanë shpërndarë dhe kanë organizuar shitje rrugore të lëndëve narkotike drejtpërdrejt me përdoruesit.
Duke vepruar në bazë të kallëzimit penal të parashtruar nga MPB, prokurori publik ka dhënë urdhër për realizimin e procedurës hetuese kundër 14 personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale – prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogës, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, thuhet në njoftimin e PPTh-së.

Si pasojë, 10 personave u janë shqiptuar masa e paraburgimit. Njëri nga të arrestuarit tashmë ndodhet në paraburgim, kurse tre prej tyre janë të paqasshëm për organet e rendit.

Nga PPTh bëjnë të ditur se aktivitetet për këtë aksion ende vazhdojnë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës. Siç ka mësuar...

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas...

Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të...

“Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti ”/ Sokol Haliti: Nuk e jep verdiktin VLEN-i nga Maqedonia në Viti (VIDEO)

Me thirrjet nga sheshi i Vitisë, “Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti” kandidati i LDK-së Sokol Haliti që ka fituar në Viti për zgjedhjet...

Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik

Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe mori pjesë si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu